Edi Rama dhe Giorgia Meloni

Opinion

Alban Daci: Italia dhe Shqipëria, dy vende mike

18 Gusht, 22:13| Përditesimi: 18 Gusht, 22:17

  • Share

Marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, janë të hershme sa vetë historia. Po ashtu edhe shkëmbimet tregtare, kulturore dhe kontribuuesit e historisë së përbashkët janë që në kohët e hershme. Ashtu siç ndodh mes fqinjëve, edhe marrëdhëniet kanë pasur në histori uljet e ngritjet e tyre, por kanë mbetur të vazhdueshme, duke përjashtuar periudhën errët të Regjimit. 

Shqipëria dhe Italia, dy vendet që ndahen nga deti, i cili i përkëdhel me dallgët e saj duke i freskuar në verë dhe në dimër duket sikur bëhet më i ngryset dhe dallgët bëhen më agresive në brigjet e të dy vendeve. Fluksi i 1991 drejt brigjeve italiane, mbetet fluksi më i madh që ka njohur ndonjëherë Mesdheu që nga luftërat e shpeshta që kanë qenë. Këtë fluks për nga përmasat e tejkalon vetëm shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga Kosova në luftën e fundit të ish Jugosllavisë.

Ndryshimi është i madh për nga shkaqet, sepse shqiptarët e Kosovës ishin në luftë dhe nën dhunën e spastrimit etnik të makinerisë ushtarake të Milloshevicit (i ashtuquajtur kasapi i Ballkanit”. Ndërsa, shqiptarë në vitet ’90 dilnin dhe po arratiseshin nga Regjimi ,i cili edhe sot mbetet një ndër më mizorët që kishte njohur përsëri Kontinenti Europian. Regjimi i Shqipëri për thuajse 40 vjeç, i kishte robëruar, varfëruar, burgosur, pushkatuar dhe i kishte shndërruar shumicën e shqiptarëve në skllevër duke ju mohuar liritë themelore të drejtave të njeriut.  35 vitet e tranzicionit janë të mbushura me drama dhe të luftës deri në sakrificë për një jetë më të mirë të shqiptarëve dhe shumica e tyre zgjodhën të emigronin në Italia.

Italia, përtej rasteve të ndryshme të izoluara të racizmit që nuk kanë munguar raste të izoluar, i ka mikpritur shqiptarët duke ju dhënë ato mundësi që vendi i tyre nuk ua kishte garantuar. Sigurisht, shqiptarët me punë dhe me sjelljen e tyre, jo vetëm garantuan integrimin e plotë, por nderuarën edhe mikpritjen e italianëve. Pra, shqiptarët nderuan vetën dhe vendin mikpritës. 

Italia është vendi që ka dhënë numrin më të madh të shtetësive. Tashmë kemi shumë shqiptarë me shtetësi të dyfishtë, të integruar plotësisht, të realizuar mirë ekonomikisht. Gjithashtu, ndarja mes shqiptarëve dhe italianëve po bëhet gjithnjë edhe më shumë e zbehtë, sepse shumë shqiptarë janë Italianë të “rinj”, kanë bërë miqësi e kanë bashkuar miqësi me familjet italiane, këta të fundit i ftojnë dhe i shoqërojnë për pushime në Shqipëri. 

Shqiptarët në Itali janë bërë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë, duke e promovuar atë dhe duke u bërë garant të mikpritjes në Shqipëri. Është e vështirë, sot të gjesh ndonjë italian që të mos e ketë vizituar Shqipërinë më shumë se një herë. Kjo ka ndodhur shpesh edhe falë shqiptarëve që kanë emigruar dhe jetojnë në Itali.  Një kontribut të jashtë zakonshëm Italia në 25 vitet e fundit ka luajtur duke shkolluar breza në universitetet më të mirë italiane dhe kjo falë marrëveshjes që ka bërë më Shqipërinë. Shumë prej tyre janë kthyer dhe sot i ke ndër profesionistët më të mirë në Shqipëri në thuajse çdo institucion privatë e publik. Të tjerë kanë vendosur të qëndrojnë dhe të punojnë në Itali duke krijuar elitën e profesionistëve me origjinë shqiptare. 

Kështu, tashmë është thyer miti se shqiptarët mund të punojnë vetëm në sektorët e ndërtimit. Shqiptarët i gjen mjekë e infermierë të dalluar në spitalet italiane, inxhinierë në studiot më të afirmuar, gjeometër, arkitektë, avokatë dhe po ashtu edhe në sektorë të rëndësishëm të sigurisë publike. Përtej kësaj, Italia ka luajtur një rol të rëndësishëm në shumë projekte investimesh qeveritare dhe jo vetëm si dhe në rritjen e vazhdueshme të shkëmbimeve tregtare. Aktualisht Italia është partneri kryesor në Shqipëri për potencialet dhe fluksin e shkëmbimeve tregtare. 

Gjithashtu, Italia ka asistuar shumë në modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipëri, qoftë përmes programeve kualifikues, por edhe përmes projekteve dhe programeve të tjera bilaterale.  Italia, mbetet mbështesja kryesore e Shqipëri në procesin e saj të gjatë  të anëtarësimit të plotë në BE! Në fakt, për hir të vërtetës, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë nuk janë identifikuar me forcat politike që i kanë qeverisur këto vende, por janë konsideruar si marrëdhënie gjeostrategjike të një rëndësie të veçantë. 

Italia, mbetet fqinji më dashamirës i Shqipërisë duke ju gjetur gjithmonë pranë në momentet më të vështira për të cilat ka pasur nevojë.  Marrëveshja e kontributeve shoqërore mes Italisë dhe Shqipërisë mbetet si një ndër marrëveshjet më domethënëse duke bërë të mundur që kontributet e shqiptarëve të derdhura në këto vite si emigrant në Itali të mos humbin, por të kenë mundësi që ti marrin përmes pensioneve sado të vogla, por të nevojshme dhe të drejta.  Italia dhe Shqipëria, kanë gjithmonë hapësira dhe mundësi për t’i rritur dhe për ti kaluar marrëdhëniet dypalëshe në një dimension akoma edhe më të lartë dhe domethënës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?