Kali i djegur i Delvinës

Opinion

Alban Daci: Kali i lidhur mes flakëve të Ferrit!

14 Gusht, 17:39| Përditesimi: 14 Gusht, 17:43

  • Share

Ngjarjet e rënda  edhe të formës së tragjedisë, edhe pse shpesh njerëzimi është përpjekur t’i evitoi, shpesh ata kanë ndodhur, për shkak se njeriu mundet të kushtëzoi fatin e tij dhe jo më faktorët që tejkalojnë forcën e tij kontrolluese.

Historia e njerëzimit është e mbushur për fat të keq me ngjarje të rënda që shpesh kanë ndryshuar rrjedhën e historisë e herë të tjera kanë ndikuar për të ndryshuar vetë optikën njerëzore për jetën dhe mjedisin që e rrethon.

Megjithatë, historia na mëson se tragjedia dhe lumturia janë dy binar paralel, dhe ashtu siç ndodh me trenat, për shkak të precedencës, kohës apo edhe neglizhencë,  takohen duke sjellë tronditje që  mbeten të ngulitura thellë në memorie.

As shqiptarët nuk mund të përjashtohen nga ngjarjet apo fenomenet që kanë përjetuar popujt e tjerë në këtë cikël të gjatë të jetës njerëzore. Zjarret e fundit sigurisht që janë një tragjedi e rëndë, me pasoja të rënda, por mund të jenë edhe një faktor që të ndryshojmë optikën edhe kundrejt kafshëve siç ishte rasti i kalit të djegur dhe të lidhur.

Dikur kali simboli i revolucionit njerëzor, pushtimeve, lëvizjeve, ndryshime gjeopolitike, përhapjes se formave të pushtetit, mendimit, kulturave, krejt papritur na u shfaq në një kalë të vetëm sikur donte të dëshmonte, se të gjithë vitet e revolucionit njerëzor që kemi bërë, mund të bllokohen, të mbeten pezull, sepse ai që e kishte simbolizuar, kali ishte lidhur pikërisht nga dora e njeriut, të cilin e ka shoqëruar me shekuj me besnikëri në çdo sfidë dhe ngjarje që kanë ndryshuar vetë historinë njerëzore.

Kali i lidhur, i djegur sikur donte të na dëshmonte, se evolucionin dhe revolucionin tonë e lidhim dhe ndërpresim me një kalë të lidhur me litar. Një litar që nuk lidh vetëm kalin, por tenton të lidhë edhe fatet tona. Pra, mesazhi ishte se ne mund ta lidhim vetë fatin tonë drejt tragjedisë,  ose atë mund ta lëshojmë që të ndjekë rrjedhën e vazhdueshmërisë dhe të së ardhmes.

Flakët e Shqipërisë, na dëshmuan se portat e ferrit janë gjithmonë pranë nesh, ata mund t’i hapim ne edhe për shkak të sjelljes tonë shpërfillëse ose të pakujdesi, ose mund t’i mbajmë të mbyllura.

Pra, Ferri me portat e tij dhe me zjarrin është gjithmonë pranë nesh, hapja ose mbajtja e mbyllur varet nga vullneti ynë dhe nga zgjedhjet tona.

Njerëzit kanë mësuar nga tragjeditë, e kanë pësuar nga tragjeditë, mund t’i kishin shmangur ato, por mbetet një udhëtim paralel në jetën tonë bashkë me lumturinë.

Tragjeditë, mund të jenë mësime të mëdha për të reflektuar, për të kuptuar dimensionin njerëzor që e harrojmë shpesh nga jeta e vrullshme që bëjmë.

Njeriut, edhe nëse nuk mund ta zgjedhë, parandalojë tragjedinë, ai e ka në dorë të reflektojë dhe të rigjejë dimensionet për t’i rikthyer jetës dimensionin e lumturisë të ri ngritur mbi hirin që le flaka pas.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?