Sali Berisha

Opinion

Alban Daci: Kush ma gjen këtë formulë në Botë: 'Zgjedhjet nuk i njohim, por në Kuvend do të shkojmë'!

10 Shtator, 17:46| Përditesimi: 10 Shtator, 17:54

  • Share

Thanë se Ramën do e rrëzonin për 3 muaj! Mbaroi mandatin i qetë!

Thanë se Ramën do e rrëzonin me Revolucion! Ky i fundit mbeti 3D!

Thanë se Ramën do e rrëzonin me "mosbindje civile" e përfunduan me mosbindje ndaj qytetarëve!

Thanë se Ramën do e mundin me zgjedhjen! Dy palë zgjedhje i humbën me të!

Thanë se Rama nuk do të mund të prek e asnjë votë! Ai fitoi bindshëm!

Thanë se nuk njohin zgjedhjen, por do të shkojnë në Kuvend!

Thanë se deputetët do i zgjidhte anëtarësia dhe i zgjodhi Kryesia!

Thanë se deputetët do i zgjidhin qytetarët e blinduan listat me të besuar dhe më të bindur ndaj lidershipit!

Thonë se keni për të parë çfarë do i ndodh Ramës pas shtatorit! Ka disa shtator që e premtojnë dhe Ramës nuk i hynë "gozhdë në këmbë".

Thanë se betejat i kanë për demokratët, në fakt siç shihen nëpër takime janë shumë të lumtur që do të jenë deputet duke siguruar rroga dhe privilegje edhe për katër vite të tjera!

Vazhdojnë me premtimin se Rama nuk do e mbaroi mandatin dhe as nuk do e gëzoi! Në fakt ai gëzoi të kaluarin dhe është e sigurtë se do e gëzoi edhe këtë që nis në shtator!

Thanë se do të arrinin "Qeveri teknike" dhe nëpër dhëmbë duan të na mbushin mendjen se e kanë akoma objektiv politik!  Në fakt të vetmën gjë teknike që kanë pasur ka qenë rikonfirmoi i tyre si një "Klan" pushteti duke pranuar opozitarizmin bashkë me privilegjet!

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?