Sali Berisha, Bamir Topi dhe Edi Rama pas marrëveshjes së 2008-ës

Alban Daci: Ligji elektoral dhe kodifikimi i tij në Kushtetutë!

28 Gusht, 15:04| Përditesimi: 28 Gusht, 22:12

  • Share

Ka disa modele kushtetutash të cilat nuk e kanë kodifikuar ligjin elektoral si pjesë integrale, të shkruar e zeza mbi të bardhën. Një ndër kushtetutat më “vjetra”, nëse mund të shprehemi kështu është padyshim Kushtetuta italiane e cila shpesh është cilësuar “Kushtetuta e Rezistencës” ose si kushtetutë thellësisht antifashiste. 

Modeli i parë kushtetues që ka kodifikuar ligjin zgjedhor është ajo gjermane e Weimar e 1919, e cila në nenin 24 nënvizonte: Reichshtag  zgjidhej sipas principeve të përfaqësimit proporcional. 

Pas mbarimit të Luftës, ordinamentet që kishin kodifikuar ligjin zgjedhor proporcional në Kushtetutë ishin, krahas Gjermanisë të Ëeimar ishin edhe: Austria, Finlanda, Çekosllovakia, Estonia, Polonia, Letonia, Lituani, Irlanda dhe Rumania. 
Aktualisht në panoramën europiane, 16 kushtetuta në 28 kanë kodifikuar sistemin proporcional në tekstin integral.  Disa prej tyre kanë kodifikuar formulën e saktë të kodit zgjedhor duke përfshirë edhe detajet. 

Ordinamenti italian, ndryshe nga këto, ka zgjedhur heshtjen kushtetuese për ligjin zgjedhor duke zgjedhur që të mos kodifikohej në formë integrale në tekst. 
Në fakt një gjë e tillë është debatuar gjerësisht në Asamblenë Kushtetuese italiane dhe në fund u arrit në konkluzionin se formula dhe ligji zgjedhor duhet të mbetet në duart e legjislatorit me idenë se kështu nuk cenohet principi i një Republike Parlamentare siç ishte ajo italiane. 

Megjithatë, fakti i mos kodifikimit të ligjit zgjedhor në tekstin integral të Kushtetutës nuk e përjashton atë nga detyrimi se çdo ndryshim i bërë duhet të jetë në kornizat kushtetuese dhe në respekt të plotë më këtë të fundit dhe frymën e Republikës. 
Shqipëria me ndryshimet që ka bërë në vitin 2008, ka modifikuar nenin 64 Kushtetues, paragrafi 1,  ku ndër të tjera thotë: Parlamenti përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me një sistem proporcional me zona zgjedhore shumëemërore. Pra, më këtë ndryshim edhe Shqipëria bën pjesë tek ato vende që formulën zgjedhore e kodifikuar në mënyrën integrale në Kushtetutë. 

Ligji elektoral është me interes të gjerë, që nënkupton jo vetëm përfshirjen e të gjithë faktorëve politik, por edhe të shoqërisë civile dhe të ekspertëve, se ai ka efekte të drejtpërdrejta në regjimin e një shteti apo edhe ne formën e qeverisjes. 

Ndryshimet e 2008, jo vetëm që nuk kanë pasur asnjë lloj konsultimi të gjerë, por le të themi, se janë bërë thuajse në një errësirë të plotë publike. Pra, shumica e shqiptarëve i kanë marrë veshtë këto ndryshime vetëm pasi janë bërë fakt i kryer në versionin e diktatit të dy liderëve politik që dominonin partitë në cilësinë e padronëve dhe po ashtu edhe votimet në Parlament janë bërë në këtë lloj optike.

Më këtë kodifikim të formulës zgjedhor si pjesë integrale të Kushtetutës, Shqipëria është e detyruar të mbaj versionin proporcional dhe për çdo lloj formë pastër maxhoritari, duhet të bëjë ndryshime të reja Kushtetuese. Pra, në vend që kodi zgjedhor të jetë në funksion të frymës së Kushtetutës dhe të Republikës, këto dy të fundit pa dashje kthehen në funksion të të parës. Pra, nëse në hierarkinë e burimit të normave Kushtetuta qëndron në krye, më këto ndryshime, duket sikur ligji organik i zgjedhjeve bëhet më i rëndësishëm duke e tejkaluar.

Me ndryshimet e 2008 të Kushtetutës a ka pasur konsulta të gjëra? A është cenuar parimisht forma e Republikës Parlamentare që ne kemi? Gjithashtu ndryshimet kushtetuese dhe ato zgjedhor nuk duhet të jenë vetëm imitim i modeleve të tjera, por duhet të jenë edhe një rezultat i evolucionit kushtetues, juridik, social e politik të vendit. 
Atëherë lind pyetja: Kush ishte konkluzioni i liderëve dhe i specialistëve që menduan se ndryshim i tillë ishte i dobishme dhe i domosdoshme edhe për Shqipërinë? Përderisa Republika Parlamentare e Shqipërisë është një imitim i plotë i Republikës Italiane duke përjashtuar ato të ndarjes territoriale a do të ishte më mirë që formula zgjedhore të mos kodifikohej në Kushtetutë?  

Formula proporcionale është karakteristikë e Republikave Parlamentare që kanë diversitet në përbërjen territoriale dhe po ashtu edhe për shkak të historisë sesi ka ndodhur uniteti kombëtar, duke ruajtur fortë karakterin autonom. Megjithatë, mbetem i idesë se nuk ishte e domosdoshme që formula zgjedhor të kodifikohej në Kushtetutë duke e lënë në versionin “heshtjes kushtetuese” duke ju dhënë mundësi deputetëve dhe Parlamentit që ta caktonte në kohë e hapësirë.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?