Vladimir Putin

Alban Daci: Lufta III Botërore? 

23 Nëntor, 15:23| Përditesimi: 23 Nëntor, 15:26

  • Share

Putin vazhdon me retorikën e zgjerimit të konfliktit! Disa lider të Europës dhe po ashtu disa analistë perëndimorë po trumpetojnë se Lufta III është gati. 

Ka konflikte që mund të shmangen e quhen konflikte të gabuara, ka edhe konflikte të drejta që nuk shmangen! Nëse Europa apo SHBA duhet të vazhdojnë të arsyetojnë me logjikën e frikës ndaj Putin dhe nëse ky i fundit do të arrijë çdo qëllim përmes frikës së mbjellë, atëherë  Perëndimi e ka humbur luftën pa bërë një luftë, pa bërë rezistencë duke i dhënë për shkak të frikës çdo gjë që mund të dëshirojë apo të imagjinojë Putin! 

Nëse Putin mendon dhe e ka ndarë mendjen që të përballet me gjithë Perëndimit për disa fshatra apo qytete të Ukrainës Juglindore, atëherë, le t'a bëj e ta shikojë se si mund të shkojnë qëllimet e tij! 

Disa mendojnë se Putin po lëshon raketa në Ukrainë dhe prandaj do të fillojë Lufta III! Këta analistë me duket se harrojnë se Putin ka një mijë ditë që po lëshon çdo gjë në territorin e Ukrainës: raketa, drone, armë të ndryshe. Pra, nuk mendojë se ka ndonjë të re nga ana e Rusisë në këtë konflikt! Risia e vetme është se tashmë Ukraina mund t'i përgjigjet Rusisë me raketa të rrëzës së gjatë deri në 300 klm! 

Nëse disa mendojnë se Putin ka qejf Luftën III, do të thotë se nuk po i kuptoni aspak qëllimet e Putin! Lufta e III do të ishte para së gjithashtu shkatërruese e fatale  për vete Rusinë!

Nëse dikush mendon se Putin e mund të gjithë Perëndimin edhe këtë e ka shumë gabim! Mjafton të shikojmë historinë e Hitlerit, i cili e pati një iluzion të tillë dhe e dimë fundin që pati!

Nëse mendoni se tani paska në dorë raketa te frikshme Putin e prandaj duhet të trembemi do të thotë se nuk njihni statistikat e publikuar për potencialet ushtarake që ka sot SHBA pa llogaritur këtu Kanada, UK, Francë, Gjermani dhe Itali apo edhe Poloninë! 

Nëse disa mendojnë se nga frika e Luftës III, perëndimorët duhet të jetojnë nën frikë dhe t'i falin çdo gjë Rusisë, atëherë nëse s'ka zgjidhje tjetër, më mirë "një fund me fund" sesa  "një fund pa fund". 

Sa më shumë ashpërsohet një konflikt aq më e afërt është realisht paqja. Prandaj, intensifikimit e luftës ose të përballjes të Ukrainës me Putin, unë e shikojë se palët po të tentojnë të fitojnë sa më shumë para se të ulen e të bëjnë paqe duke i dhënë fund luftës! 

Putin mund të ketë çdo gjë në mëndje, mund të përdor çdo propagandë apo deklaratë, por një gjë është e sigurt se ai nuk dëshiron asnjë luftë apo përballje drejtpërdrejtë me Perëndimin! Putin është diktator e ndoshta një patriot i Rusisë dhe luftën mund t'a bëjnë me Perëndimin vetëm dikush që nuk ka dashuri ndaj vendit të tij dhe është në nivelet e një deliranti ushtarak.

Putin, me duket njeriu më i kujdesshëm për të mos pasur konflikt me Perëndimin! Gjermania po përgatitet për të mos pranuar më opinionin e frikës të përdorur nga Putin! Perëndimit mund të fitojë vetëm nëse qëndron i bashkuar përballë Putin për çdo opsion edhe të padëshiruar!

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reis ismaili: 23/11/2024 20:25

    E vertete, europa e kujdeseshme ne kete perballje.

    Përgjigju
  • Beluli: 23/11/2024 15:34

    Lufta e trete boterore do te behet nese Amerika nuk ben mbrapa sepse eshte ne te padrejte , kur ne 67 Sovjetiket kerkuan te conin raketat ne Kube atehere Amerika u be gati per nje lufte te drejteperdrejte me Bashkimin Sovjetik derisa keta te fundit u terhoqen sepse ishte e padrejte keshtu qe te njejten gje duhet te bejne Amerikanet nese nuk duan shkaterrimin e mbare globit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?