Lind në fund të Prillit kur u kriju në Milano "pool" i prokurorëve të Milanos:
- Antonio Di Pietro
- Gherardo Colombo
- Pier Camillo Davigo
Reagimet e para të politikës
Lega Nord- Roma hajdute
DC (Demokristianët)- Nënvlerëson peshën politike të "Mani Pulite"
Craxi (Kryeministër)- Akuzonte Prokurorin e Milanos se lëviz sipas një dizenjimi politik.
Zgjedhjet e Prillit 1992- Shënuan një rritje të indiferentizmit popullor kundrejtë një politike të mbyllur në skemat e saj të krijuar që nga mbarimi i Luftës II Botërore si e paaftë për t'u rinovuar edhe pse vendi ishte i përfshirë në ndryshime historike dhe epokale. Fituesit e e vërtetë te zgjedhjeve ishin Lega Nord dhe La Rete, dy formacione politike që kishin pak që ishin krijuar. Lega Nord kalonte nga dy deputet që kishte pasur më parë në 85 parlamentarë ( 55 deputetë dhe 25 senator).
Menjëherë pas zgjedhjeve shumë sipërmarrës, industrialistë e politikanë u akuzuan dhe u arrestuan.
Themelore- ishte tendenca e liderëve politik për të braktisur e mos mbështetur politikanët më pak të rëndësishëm që arrestoheshin: kjo bëri që shumë prej tyre të ndjeheshin të tradhtuar dhe shpesh të akuzonin politikanët e tjerë që edhe këta akuzonin të tjerët. Ky efekt domino u bo aq shumë trendy sa prokurorët nuk kishin nevojë t'i kërkonin për t'i marrë pyetje politikanët, sepse ishin vetë politikanët në një garë që trokisnin në dyert e saj se kush denoncon më shpejt ka më shumë mundësi për t'u mbrojtur.
Politika në sulm ndaj drejtësisë- Craxi Akuzonte tek "Avanti" gazetë e partise të tij Di Pietro: "Nuk është flori çdo gjë që ndriçon. Shpejt do të zbulojmë se Di Pietro është gjithçka tjetër përveçse heroi për të cilin dëgjohet se flitet. Ka shumë, shumë dyshime e Pak qartësi mbi Mani Pulitet".
2 shtator 1992- Socialisti Sergio Moroni vetëvritet. Pak para se të bënte vetëvrasje shkruan një letër ku deklarohej fajtor duke afirmuar që krimet që kishte bërë nuk ishin për interesin e tij personal por si benefit të partisë dhe akuzonte sistemin e financimit të të gjithë partive.
Në zgjedhjet e vjeshtës 1993 konfirmohet kriza e partive tradicionale.
Opinioni publik pro prokurorisë së Milanos me slogane:
- Di Pietro qëndro fort
- Di Pietro mos u dorëzo
- Di Pietro na bë të ëndërrojmë
- Milano hajdut, Di Pietro nuk fa
Konsensusi i kohës për punën e hetimeve të prokurorisë së Milanos: Sipas sondazheve të kohës, popullariteti i Di Pietros dhe të skuadrës së Milanos kishte përqindje rekord me rreth 80%.
Hetimet u shtrinë në gjithë Italinë duke ofruar një panoramë të korrupsionit të përhapur nga i cili asnjë sektor i politikës kombëtar ose lokale nuk ishte imun.
Rriten protestat e qytetarëve pro hetimeve të prokurorisë e për pasojë Qeveria Amato nxiste dorëheqjet sa herë ju vinte lajmi i nisjes së hetimeve. Hetimet në mënyrë të paevitueshme preken edhe shumë ministra duke bërë kështu që të ishte ekzekutivi më me shumë dorëheqje në gjithë historinë e Republikës.
Zgjedhjet lokale të 6 qershorit 1993:
- DC humbë përsëri gjysmën e votave
- PSI (Partia Socialiste Italiane) praktikisht zhduket në Milano ku për herë të parë nuk arrin të ketë asnjë këshilltar komunal.
Tentativë e politikë për të shpëtuar me akte juridike- 5 Mars 1993 Qeveria bën Dekretin Konso nga ministri i drejtësisë Giovani Conso që kërkonte të kishte efekte prapavepruese për të amnistuar politikanët. Presidenti i Republikës Oscar Luigi Scalfaro për herë të parë në historinë e Republikës refuzojë të firmoste një dekret-ligj duke e konsideruar antikushtetues.
Kontestimet e Craxi- Më 29 Prill 1993 Dhoma e Deputetëve mohojë autorizimin për të proceduar kundrejt Bettino Craxi, që atëherë, në cilësinë e deputetit gëzonte akoma imunitet parlamentar. Në të njëjtën ditë vete Craxi ishte prezantuar në Parlament dhe kishte pranuar që kishte marrë financime jo legjitime. Prokurorët e Milanos kërcënuan se çështjen do e dërgonin në Gjykatë Kushtetuese sepse e konsideronin si ndërhyrje të Parlamentit në sistemin e drejtësisë.
Vetëm pak nga kronologjia për të kuptuar çfarë po ndodhë në Shqipëri e çfarë do të ndodhë në vazhdim.