Lulzim Basha

Opinion

Alban Daci: Misioni i Lulzim Bashës, a do i'a dalë Basha?!

9 Maj, 07:02| Përditesimi: 9 Maj, 07:04

  • Share

Të dielën janë zgjedhjet!

Të gjithë mendojnë se do të fitojnë, sigurisht pak realisht besojnë se do të ndodhë!

Disa do të justifikohen me humbjen ose disa të tjerë do të ekzaltohen me fitoren!

Disa s'forcohen duke thënë se do të fitojnë edhe pse janë të vetëdijshëm se do të kenë humbje serioze e tyre të thellë!

Dikush ndoshta nuk kërkon fare fitoren, por të motivuar ndjekësit që i duhen për opozitë i mashtron me marrje te sigurt të pushteti!

Të dielën janë zgjedhjet dhe shumë ëndrra do të kthehen në inkub zhgënjimi e disa të tjera do të realizohen thuajse në limitet e të pamundurës!

Kush është misioni i Bashës? A do i'a dalë Basha?

Basha, përtej sulmeve, shpesh edhe nën brez e pikërisht nga ata me të cilin kishte nda pushtetin dhe bindjet e përbashkëta politike deri në 9 shtator e 2021, arriti të krijonte një alternativë të vërtetë politik.

Përtej të gjitha parashikimeve dashakeqëse, Basha në takimin e mbylljes së fushatës dëshmoi edhe njëherë se është një projekt serioz politik dhe me mbështetje që tejkalon sondazhet e servirura në funksion të establishmentit famëkeq të tranzicionit.

Rrugëtimi politik i Bashës, pasi u çlirua nga hijet e të kaluarës, nga miqtë e kolegët e tortes të pushtetit, sapo ka filluar.

Këto zgjedhje do të kenë risi të jashtëzakonshme me një projeksion afatgjatë dhe me trauma afatshkurtër.

Këto janë zgjedhjet e fundit që bëjnë si lider politik dy protagonistët që kanë dominuar skenën politike në 20 vitet e fundit.

Basha është në fillimin e një lidershipi të ri dhe koha do e favorizoi për t'u kthyer një lider dominues dhe diktues në arenën politike.

Nëse për dy të tjerë perëndimi i diellit të lidershipit është mbrapa porte, per Bashën është hapur një portë e ri për një fillim të ri të lidershipit të tij.

Basha tashmë është një trend në politikën Shqiptare, qoftë për sloganet, qëndrimet apo edhe mënyrën e të bërit politik!

Ky trend nuk mund të venitet, sepse kështu ëndërrojnë e shpresojnë kundërshtarët e tij, më të shumtë ata ish të brenda llojit e po ashtu edhe ata klasikët jashtë llojit.

Basha i'a ka dalë në çdo mision edhe kur ata konsideroheshin të pamundura!

Mos harroni se Basha mbetet i vetmi lider nga Opozita që e ka mundur drejtpërdrejtë Ramën!

Mos harroni se Basha ka mundësuar Liberalizmin e vizave duke bërë të mundur që shumë familja të ndara për një çështje vize të mund të ri bashkoheshin! E imagjinoni realitetin që ishte para liberalizimit të vizave nëse do të ishte edhe sot? Kishte prindër që me vite nuk vizitonin e takonin fëmijët e tyre!

Mos harroni se Basha si ministër trasporti çau barrierat e natyrës me male duke ndërtuar veprën më të rëndësishme rrugore që ka njohur ndonjëherë Shqipëria që njihet me emrin "Rruga e Kombit".

Mos harroni se Berishën e solli në pushteti figura dhe imazhi i Bashës! Nëse Basha bashkë me të tjerët nuk do të kishin zgjedhur PD dhe nuk do të kishin bërë KOP-in, Berisha do e kishte shumë më të vështirë të fitonte zgjedhjet në 2005!

Pa Bashën dhe pa fitoren e tij si drejtues Qarku në Elbasan në zgjedhjet e 2009, Berisha do e kishte shumë të vështirë të fitonte një mandat të dytë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?