Kur rreth vetes ke vetëm miliarderë, ata mund të këshillojnë vetëm si të bësh pare. Për t'a paqja dhe dhe gjithçka tjetër është çështje parash. Njerëzit dhe kombet janë ose duhet të jenë në shërbimin e tyre- kështu e konceptojnë realitetin ku jetojnë!
Besoj, se përtej këtij realiteti absurd, shoqëria ka dhe duhet të ketë akoma njerëz të ndritur që mendojnë përtej llogjikës së fitimit ose humbjes së parave, sepse, Bota nuk është vetëm një treg i madh, më jep e të jap, por është e mbushur me njerëz që kanë histori, traditë dhe civilizime të ndryshme, por janë në të drejtët e Zotit të jetojnë, të ekzistojnë si të tjerët, përtej faktit se janë të vegjël apo të mëdhenj, të varfër apo të pasur.
Perandoritë e mëdha që kanë njohur historia ranë kur me stilin e tyre të jetës humbën kontaktet me realitetin e popujve që kishin nënshtruar ose administruar. Romakët dhe në veçanti senatorët romakë ose konsujt ishin aq shumë të pasur kishin gjithçka e bënin jetë luksi për kohën, por krejt papritur i humbën të gjitha.
Ata që dikur ishin popuj të nënshtruar, të administruar me diktat dhe të varfër nën Perandorinë Romake u ringritën dhe thuajse në vijim dominuan edhe vetë Romën.
E njëjta gjë ndodhi edhe për osmanët e plotë raste të tjera të ngjashme të njohura tashmë falë historisë. Marrëveshjet me diktat që përjashton faktorin njerëzor dhe historik, duken të suksesshme në një afat të shkurtër, por pastaj rezultojnë një dështim me pasoja të pa rikuperueshme. Roma nuk i dogj nga popujt e huaj, por nga vetë Neroni!
Një popull si Ukraina, me histori të përbashkët ruse, por jo filo rus, me vullnetin e saj e nën garancitë e Perëndimit, vendosi të shkëputet nga e kaluara e saj historike, me të cilën shpesh ka qenë e nënshtruar dhe kërkon të bëhet pjesë e Perëndimit duke afruar miqësinë e tij.
Pra, një popull që gjithmonë ka qenë nën influencën ose nën dominimin rus e jo vetëm, kërkon të jetë në miqësi me Perëndimi dhe të bëhet pjesë e tyre. Këtë më duket se Perëndimi e Ka te vështirë ta kuptojë.
Pas dështimit të bisedimeve në shtëpinë e Bardhë, Putin e Ukraina kanë tre opsione që janë në kushte të jashtëzakonshme:
Të intensifikojë marrëdhëniet me BE duke përshpejtuar procesin e integrimit të saj. Në mënyrë të veçantë të forcojë marrëdhëniet me Gjermaninë, Francën e kam përshtypjen edhe UK duke siguruar edhe garanci të tjera të natyrës ushtarake;
Të braktis doktrinës e konfrontimit të ushtrisë së rregullt dhe të kthehen në metodat klasike të Guarriljes duke sulmuar çdo lloj forme te interesit rus brenda dhe jashtë Ukrainës. Duke i transformuar në një Afganistan, ku interesat e Rusisë nuk do të gjejnë paqe edhe nëse e pushtojnë të gjithë Ukrainën dhe bjerë sovraniteti. Kjo mund të jetë një betejë e gjatë në vite, por në fund rusët do të terhiqen nga territoret ukrainase siç kanë bërë para ata në Afganistan.
Nëse çështje e miqësisë së ofruar të Ukrainës tej Perëndimi konceptohet si opsion që ky fundit të bëj marrëveshje me Putin për t'a, atëherë do të ishte e dhimbshme, por mbetet opsioni ekstrem, që Ukraina të hyjë drejtpërdrejtë në bisedime me Moskën me kushtet:
Që rikthehet nën influencën ruse për 100 vite e ardhshme, formalisht Rusisë garanton e njeh sovranitetin territorial të Ukrainës pasi këtë e konsideron një shtet satelit të saj. Kështu Perëndimi e kupton se çfarë humb e çfarë rrezikon duke mohuar miqësinë me Ukrainën.
Shtetet dhe marrëdhëniet ndërmjet shteteve ngrihen mbi bazën dhe modelin e marrëdhënieve njerëzore. Nëse bëjmë një krahasim të tillë, sa real e deri diku edhe primitiv: ngjarja e djeshme në Shtëpinë e Bardhë mund të shpjegohet kështu:
Në një fshat janë dy familje të forta. Mes këtyre dy familjeve të forta është një familje e varfër dhe dobët që ka një arë, të cilët e ka punuar dhe e ka ngrënë ajo familje më e fortë që e ka afër. Madje, jo vetëm e ka ngrënë dhe e ka përdorur, por ka dhunuar vazhdimisht familjarët e familjes së dobët derisa një ditë lind një djalë i zoti e trim i familjes së dobët që nuk e pranon me historinë e nënënshtrimit dhe vendos të përballet me familjen e fortë. Më t'a marr vesht familja tjetër e fortë e thërret këtë djalin dhe i thotë shti, sepse pushkën t'a japim ne dhe mbrojtjen e ke tek ne. Kështu, djali trim shtin mbi familjen e fortë e menjëherë shkon e merr strehim tek familja tjetër rivale e fortë që mban fjalën dhe besën duke i afruar mbrojtje dhe ndihmë.
Me kalimin e kohës në familjen e fortë që i kishte dhënë besën dhe mbrojtjen, me votime të brendshme ndërrohet i Zoti i shpisë dhe pas konfirmimit, ky i fundit e thërret djalin duke i thënë: na jep gjithë çfarë të kemi dhënë e ndoshta edhe më shumë e bëjë paqe me familjen e fortë që ke probleme, ose largohu se nuk ke më nga ne, as besë e as ndihmë.
Kjo po ndodh me Ukrainën që e shtynë për të hyrë në luftë me garanci për të ardhmen e saj në Nato dhe BE e krejt papritur tashmë nuk është më i dobishëm dhe i nevojshëm. Perëndimi duhet t'i thotë faleminderit Ukrainës sa akoma nuk është vonë për të kuptuar rëndësinë e qëndresës heroike të këtij populli që po përballet me një nga fuqitë më të mëdha ushtarake në Botë.
Komente
