Sali Berisha në selinë e PD

Opinion

Alban Daci: Pazari për kandidat i Opozitës!

2 Tetor, 15:51| Përditesimi: 2 Tetor, 15:55

  • Share

Ky ankandi i Opozitës në kërkim të një kandidati ngjanë kështu:

Një familje, ka një kalë që është i vjetër dhe nuk kryen dot më nevojat e familjes, për të sjelle barin në shpi, për të sjellë të korrat në shpi, për të punuar tokën dhe për të sjellë drutë e dimrit. Ka ardhur koha dhe nevoja për të pasur një kalë më të mirë dhe më të fuqishëm!

Si fillim familja që ka nevojë për kalë të ri që duhet ta blejë, vendos në cilin treg do të shkojë. Si parim merr informacion se në cilin treg mund të gjejë kalin e mirë. Pastaj merr informacione se në atë treg, cili tregtar mban kuaj të mirë.

Kjo është pjesa e parë e sfidës, por çështja nuk zgjidhet me kaq. Një kalë i mirë dhe i fortë, ka nevojë për një familje punëtorësh të mëdhenj dhe të pasur që ta trajnojnë dhe ushqejnë mirë.

Nëse një familje me dembel, ose që e vjedhin ushqimin e kalit, ai të do të jetë i fuqishëm për pakë kohë dhe pastaj nuk do të ketë më fuqinë për të bërë nevojat për çfarë është blerë.

Pra, një kalë të mirë nuk mund ta mbajë çdo familje! Mund të ndodhë edhe e kundra që një familje e mirë, me anëtarë punëtorë dhe me gjendje të mirë ekonomike mund të marrë një kalë që duket “xhins” i mirë, por është i kequshqyer, atëherë përtej këtij kushti, familja duke besuar se është një kalë i mirë e merr, e ushqen mirë duke e trajtuar sa më mirë dhe kthen në formën më të mirë të tij duke qenë i dobishëm për nevojat që kanë me mbledhjen e të korrave dhe për të sjellë drutë e dimrit në shpi.

Pra, nuk është vetëm çështja e emrit, që sigurisht përbën rëndësi, por varet shumë familja politike që e kandidon!

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?