Nga procesi i numërimit të votave të diasporës, te Parku Olimpik i Tiranës

Opinion

Alban Daci: PD s'e ka dashur kurrë Diasporën dhe në këto zgjedhje mori atë që kishte korrur ndër vite!

20 Maj, 22:54| Përditesimi: 20 Maj, 22:56

  • Share

Drejtuesit e lartë të PD së kanë dashur kurrë Diasporën! Përkundrazi duke e parë angazhimin e tyre në mënyrë ekskluzivë në shërbim të pushtetit, Diasporën e ka parë si një rivale për ndarje dhe jo për bashkim! 

Mjafton të shikojmë se të paktën pas 2021 e këndej, sa herë kanë krijuar një sekretariat të dedikuar për Diasporën, vazhdimisht kanë vendosur persona që s'kanë pasur asnjë eksperiencë personale prej emigranti apo lidhje konkrete me Diasporën! Madje, ai që ka mbajtur postin e Sekretarit për Diasporën ka mbajtur të paktë edhe dy poste të tjera të rëndësishme drejtuese!

PD ka pasur një fjalor të vakët dhe thuajse inekzistent në politikbërjen e saj në raport me emigrantët. Për herë të parë e kam ngritur unë në nivelet e larta në vëmendje Diasporën dhe e kam bërë në dy Kuvendet duke kritikuar forumet drejtuese që të kthenin sytë nga emigrantët! Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në një Kuvend të PD të mbahej fjalim me argument Diasporën!

 Pasi rithemelimi mori drejtimin e PD edhe para se ta merrte fillojë të bënte pseudo emërime duke krijuar pseudo degë në Itali! Ngarkuar politikanë me çështjet e Diasporës që kur kanë qenë në pushtet shërbimet diplomatike i kanë përdorur vetëm për të punësuar familjarët!

Bëri një proces sa për sy e faqe si makiazh për të dëshmuar se po riorganizohej! Gjithashtu, vazhdimisht i kam paralajmëruar për problemet që kishte mënyra sesi u vendos mekanizmi për të votuar:

- Kam kundërshtuar krijimin e panevojshëm të një aplikacioni. Mjaftonte lidhja juridike me Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri

- Kam thënë se kështu vota e emigrantëve nuk do të ishte më sekrete

- Kam thënë se me këtë mekanizëm më e favorizuar do ishte PS, sepse kishim edhe një ndarje të barabartë të mundësive financiare. KQZ duhet të kishte krijuar një fond të veçantë që subjektet në mënyrë të barabartë të kishin mundësinë të bëni fushatë. Disa subjekte nuk kishin mundësi të bënin asnjë takim me shqiptarët jashtë

- Kundërshtova idenë fillestare që koston e posten ta paguanin qytetarët dhe për fat të mirë u hoq kjo klauzolë se do të ishte antikushtetuese duke i ndarë qytetarët në kategorinë e parë dhe në të dytë

- PD nuk i përfshiu asnjë figurë reale nga Diaspora në lista, por sollën nëpër Europë deputet që takonin emigrantët për të rikonfirmuar për herë të tretë dhe të katërt

- Rama me fjalimet e tij në Itali, Greqi, Britani dhe SHBA preku çështjet më të cilët u ndjenë të përfshirë, qoftë edhe shpirtërisht emigrantët

- PD nuk ka pasur kurrë qasje reale për të tu shtri me struktura serioze në Itali, Greqi apo Britani duke krijuar struktura serioze

 Ndërsa Italia ka prej vitesh përtej privilegjeve që i dhuron pushteti edhe një politike serioze me struktura konkrete socialiste jashtë vendit.

PD, në raport me Diasporën mori atë që kishte korrur gjithë këto vite!

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?