Donald Trump

Opinion

Alban Daci: Presidenti Trump në raport me Putin duhet të lexojë telegramin e gjatë të Kennan!

22 Gusht, 16:12| Përditesimi: 22 Gusht, 16:15

  • Share

Përtej pozicionit të hierarkisë që e pengonte të ishte influencues në Politikën e Jashtme të SHBA-ve, qëllimi i tij ishte pikërisht që të dëgjohej dhe të merrej në konsideratë. Kërkonte të vendoste inteligjencën dhe aftësitë e tij analizuese në shërbim të vendit. Pozicionet e tij edhe pse ishin thuajse të ndryshme ato ishin origjinal; thuajse asnjëherë në të njëjtën linjë me drejtuesit e lartë të politikës së jashtme dhe të vetë Presidentit.

Qëndrimi i Kennan për Europën ishte i ndryshëm me qëndrimet zyrtare amerikane të asaj kohe. Për shembull ishte ndër të paktët që vazhdonte të besonte në një zgjidhje federale . Ai ishte pro idesë së bashkimit të Europës. Ai kërkonte një Europë të bashkuar ku të përfshihej edhe Gjermania e bashkuar.  Nëse Gjermania duhet të bashkohej, atëherë ajo duhet të bashkohet në diçka më madhe se sa vetja. Gjermania e bashkuar mund të ishte e tolerueshme vetëm si pjesë integrale e Europës së bashkuar. Kjo ishte ideja e Kennan për Gjermaninë gjatë Luftës, pas ndarjes ai vazhdoi me ketë ide duke thënë se shtetet gjermane duhet të integroheshin në një organizatë federale europiane që përfshinte të gjithë kombetet nga Pirenei deri në kufijtë më perëndimor me Bashkimin Sovjetik. Sipas Kennan mbi teorinë e funksionaliste, Federata europiane  duhet të bëhej duke nisur me hapa të vegjël duke bashkuar sistemin fiskal, transportet, postat e kështu të bëhej i mundur përgatitje finale me një bashkim politik. Ai theksonte se roli i SHBA-ve duhet të ishte themelor në këtë proces bashkimi të Europës: “Duhet të jemi të përgatitur të japim vëmendjen tonë solidale dhe ndihmën tonë për këtë projekt për një periudhë të ardhshme të pa përcaktuar. Bashkimi dhe prosperiteti i Kontinentit europian nuk është diçka që ndodhë vetë. Duhet vëmendje dhe kultivimi për të paktën dy brezat e ardhshëm”.

Për të kuptuar sovjetikët

Kennan nuk e vlerësonte si lider të zotin në politikën e jashtme presidentin Roosevelt duk cituar për të:

“E vërteta është – që nuk mund të evitohet- se Franklin Roosevelt , me të gjithë aftësinë e tij si lider politik, për sa i përket politikës së jashtme, ishte shumë sipërfaqësor, injorant, diletant, me një horizont intelektual shumë të limituar. Rosevelt nuk dinte asgjë për Rusinë dhe po ashtu shumë pak për Europën. Ajo që ishte për të ardhur keq është fakti se nuk vlerësonte ata që dinin për këta vende”.

Pothuajse janë bërë 80 vjet,  më 22 shkurt 1946 kur diplomati i ri amerikan i Ambasadës së SHBA-ve në Moksë,  Kennan  do të shkruante dhe të niste një telegram me më shumë se  8 mijë fjalë Sekretarit të Shtetit James Byrnes. Nuk kishte filluar koma Lufta e Ftohtë që si term do ishte përdorur për herë të parë më vonë nga gazetari Walter Lippman dhe mungonin edhe disa javë nga fjalimi i Churchill i ftuar në universitetin amerikan Fulton ku do të përdorte termin “perdja e hekurt”.

Lufta II kishte mbaruar prej pak muajsh dhe fuqitë e mëdha  fituese ishin të angazhuara për të adresuar linjat e tyre gjeopolitike sipas interesave të tyre kombëtare. Takimi i tre të mëdhenjve në Jaltë dhe Potsdam, kishte lënë të pa zgjidhura çështje të ndryshme, me të tyre ishte  Gjermania.

Krijimi i OKB, që kishte ndodhur, përfaqësonte një sukses për Rosevelt, por kishte shfaqur edhe dyshime se politika botërore mund të rikthehej përsëri në konceptin e influencës. Kennan bënte pjesë tek ata diplomat që nuk ishte shumë entuziast për krijimin e OKB, sepse sipas tij, SHBA-të duhet të kishin prioritet mbrojtjes e sferës të influencës ruse.  Ndër të tjera ai theksonte se duhet të pranonin si fakt të kryer ndarjen e Gjermanisë me kufirin ndarës me trupat e Bashkimit Sovjetik. Ai theksonte se nuk duhet të përjashtohej koncepti i një federate europiane bashke më pjesën perëndimore të Gjermanisë si një të vetme.

Sipas Kennan në telegramin e tij, interesi i Bashkimit Sovjetik ishte i drejtuar drejt zonave të tjera afër kufijve të saj, si në rastin e Europës Qendrore-Lindore ose Iran, si për të siguruar një zonë sigurie të formuar nga vende “mike”, qoftë edhe si mundësi për instaluar bazat ushtarake. Irani ishte i rëndësishëm qoftë për lëndët e para që disponon, por edhe për të pasur një dalje në Gjirin Persik. Sipas Kenan hapi i parë që amerikanët duhet të bënin ishte të kuptonin dhe të njihnin për atë që është, natyra e lëvizjes me të cilën kemi të bëjmë”. Këtu e kishte fjalën për Bashkimin Sovjetik.

Sipas Kennan politika sovjetike ishte agresive dhe kjo ndodhte si pasojë e pasigurisë dhe vetëdijes së liderëve sovjetik të dobësive që kishte regjimit i tyre. Pra, sipas Kennan, Bashkimi Sovjetik ishte agresivë, jo sepse kërkonte më shumë, por se njihte dobësitë dhe për të mbijetuar do të zgjidhje politikën agresive në vend të politikës mbrojtëse. Ashtu siç ndodhi me Rusinë që sulmojë Ukrainën. Pra, edhe punën po vepron me të njëjtën logjikë siç kanë vepruar vazhdimisht të tjerët më parë në periudhën e Bashkimit Sovjetik.

Kennan u kërkon SHBA të reagojnë me urgjencë dhe me vendosmëri për të parandaluar rrezikun që vinte nga Bashkimi Sovjetik.  Ai nuk bën thirrje për luftë ose për armë, por më shumë u kërkon SHBA-ve që tu japin rëndësi vlerave etike e morale të shoqërisë perëndimore. 

Mendoj, se mes Bashkimi Sovjetik dhe Rusisë së sotme, shumë pak ka ndryshuar. Ndoshta, ka ndryshuar linja ideologjike, por metoda e pushtetit dhe paranoja e dobësive të brendshme mbeten të njëjta. Po ashtu, mendoj se Putin nuk ka asnjë dallim me Stalinin për sa i përket politikës së jashtme. Putin ashtu si Stalin bëjnë politikë të jashtme agresive, sepse është i vetëdijshëm se pushteti i brendshëm është i brishtë dhe ai mund të mbahet vetëm duke krijuar kriza të reja e të forta ndërkombëtare si rasti i Ukrainës.

Nuk e di nëse ka ndonjë dallim presidenti Trump me përshkrimin që bën Kennan për Roosevelt?! Një gjë është e sigurt, se amerikanët për të kuptuar Putinin duhet të rilexojnë telegramin e Kennan ose më mirë do të ishte sikur sot të kishte një diplomat amerikan të kalibrit të tij që do iluminonte politikën e jashtme amerikane në raport me Rusinë.  Për fat të keq SHBA-të nuk e kanë sot një Kennan.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?