Çdo shtet e për më tepër SHBA, nuk mund të konsiderohet e trajtohen me politika ekonomike sikur të ishin biznes i një individi apo i disa individëve! Edhe në sipërmarrje koncepti i riskut duhet të jetë në proporcion me ligjin e kostove dhe të fitimit. Por, një shtet kushdo qoftë është shumë më shumë se një biznes, sepse në një shoqëri nuk llogaritet vetëm fitimi, humbja apo marrja e kredive për të rikuperuar humbjet e aq më pak që ta konsiderohesh edhe si një falimentim e pastaj të hapësh një biznes të ri.
Me politikat shtetërore nuk mund të bëhen prova të tilla aventureske. Shteti ka për detyrë të kujdeset edhe për ata që janë vulnerabilit, me probleme varfërie, papunësie ose që jetojnë në kushte të vështira sociale e për këtë arsye shtetet me demokraci kanë atë që quhet welfare. Pra, duhen politikat të shëndosha sociale duke mos përjashtuar askënd që përmes politikave të shëndosha të kenë mundësi të ndryshojnë realitetin e tyre social-ekonomik ose edhe të ringrihen përballë vështirësive.
Politikat e tarifave doganore e pikërisht në SHBA, i kanë përdorur edhe të tjerë si Trump e madje brenda një logjikës shumë më të shëndosh ekonomike dhe jo në formatin e një aventure thuajse personale siç po ndodh tani. Thuajse pjesa më e madhe janë dakord që me presidencën Trump po nis një epokë e re, por ajo që duket kaq themelore dhe e nevojshme është fakti, se duket se nuk kanë kuptuar epokën në të cilën jetojnë për të pretenduar në atë në të cilën duhet të jetojmë!
Sot, Bota është një nivel të lartë globalizimi dhe kjo nuk është si pasojë e politikave që kanë zgjedhur shtetet si ente apo liderët politik! Globalizimi është pasojë e evolucionit dhe progresit të njerëzimit! Zhvillimi i mjeteve të komunikimit, të transportit dhe të informimit kanë shkurtuar kohën dhe distancën. Tashmë Vende të ndryshme të Botës që dikur ishin shumë larg, tashmë janë afër sikur të ishin fqinjë edhe pse janë të ndarë nga male dhe oqeane.
Ata që dikur konsideroheshin barriera të natyrës dhe kufijtë të vendosur nga natyra për shkak të maleve, lumenjve, deteve dhe oqeaneve nuk janë më barriera as për shkëmbime tregtare apo edhe për shkëmbime njerëzore. Ky realitet i ri si pasojë e progresit njerëzor ka sjellë edhe realitete të reja të lëvizjeve dhe spostimeve masive të njerëzve nga një vend në një vend tjetër dhe ka sjellë e do të sjellë realitete të tjera demografike. Realitetet e reja demografike në një afat të shkurtër sjellin, le të themi anarki apo kaos, por në një planë afatgjatë do të sjellin vlera pozitive duke e konsideruar Planetin tashmë si një njësi të vetme.
Toka po shkon drejt një dimensioni të ri të vetëm dhe nëse duam të jetojmë në paqe dhe në harmoni duhet të fillojmë të mendojmë drejt një qeverisje të vetme Botërore. Personat që kanë psikoza ndaj lëvizjeve të reja demografike, ndaj proceseve të globalizimit që akoma kanë në mend shekullin e nëntëmbëdhjetë duke shpresuar në nacionalizëm, protecionizëm dhe në mbyllje ndaj të tjerëve, jo vetëm që janë jashtë në kohë, por do të shkaktojnë dëme të pa rikuperueshme ndaj vendeve të tyre që janë lider, por ndaj edhe të tjerëve.
Globalizimi është një proces i pandalshëm. Mundësia e vetme për të pasur sukses në kohën në të cilën jetojmë është që liderët botëror duhet të heqin nga mendjet e tyre psikozat e kufijve tradicional, të forcojnë bashkëpunimin me të tjerët dhe mbi të gjitha të përjashtojnë mundësinë e luftërave!
Çdo konflikti që bëhet akoma për konceptin klasik të kufijve të shtetit nacional është i kotë, i padobishëm dhe i pa suksesshëm, sepse njerëzit në dimensionin e tyre social dhe individual i kanë shembur me kohë këto barriera.
Politikanët e tarifave të presidentit Trump janë provuar edhe më parë kur nuk kishim këtë intensitet të ndërvarësisë ndërkombëtare. SHBA e kanë provuar në fillimin e shekullit të kaluar, kanë bërë prova me tarifa doganore deri në periudhën e president Rosvelt. Nxorën leksione se janë politika të gabuara në lidhje me objektivat dhe qëllimet që kishte në botë politika ekonomike e SHBA-ve. Pas mbarimit të Luftës II Botërore, SHBA kanë aplikuar një tarifë prej 5% që zakonisht aplikohej tarifa prej 10% dhe kishin një parim që edhe kjo shumë do të aplikohen mbi bazën e politikave të buon- sensit me partnerët.
Kushdo që ka studiuar Ekonominë Politike Ndërkombëtare, e ka të qartë që ka disa të mira që quhen të mira plotësuese e kjo varet nga kostot, specializimin, kushtet e tjerë që një vend është i specializuar për të prodhuar diçka. Ka një shembull konkret në shekullin e kaluar që Meksika e kishte më të favorshëm të prodhonte pambuk dhe ta eksportonte në SHBA dhe nga këto të fundit të importonte makineri. Nuk është se Meksika nuk kishte mundësi të prodhonte Makina, por do të harxhonte shumë më shumë energji dhe në fund nuk do të konkurronte dot kostot dhe cilësinë me të cilat prodhoheshin në SHBA.
Në këtë globalizim që ne po jetojmë, të gjithë janë të dobishëm dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm. SHBA mund të prodhojnë vetë të gjitha pjesët e një celulari Iphone, por nuk do të kishin leverdi dhe pastaj për shkak të kostos finale që do të kishte do të humbiste tregjet ndërkombëtare dhe mund të zëvendësohej nga prodhime të tjera të vendeve të tjera që do të vazhdonin të prodhonin celular me të njëjtën cilësi, por me një kosto shumë më të vogël.
Trump vendosi të aplikojë këtë politikë të çmendur të tarifave doganore duke mos pranuar idetë dhe ligjet ekonomike tashmë të njohura dhe të provuara e as nuk mori asnjë konsensus të gjerë publik siç duhet të ndodhë në një vend demokratik si SHBA-të. Pas zhdukjes së 18 trilionë dollarëve nga vlera e tregut të aksioneve që kur ai hyri në Shtëpinë e Bardhë, dhe pasi 14.5 trilion dollarë ‘avulluan’ nga tregjet botërore të aksioneve brenda vetëm pesë ditëve të punës pas shpalljes së tarifave “reciproke” – një humbje mesatare prej mbi 50,000 dollarësh për çdo amerikan nga kursimet në aksione – Donald Trump po përpiqet të tërhiqet me kujdes.
Dëmi tashmë është bërë në ekonominë e SHBA-ve, por edhe në planin diplomatik duke dërguar mesazhe pasigurie e po ashtu edhe armiqësore ndaj vendeve të tjera. Ky është rasti që Trump ta mendojë seriozisht lidershipin e në qeverisjen e SHBA duke i konsideruar këto të fundit në dimensionin real të përgjithësive që kanë ndaj gjithë Botës dhe jo duke i trajtuar si biznes privatë.
Komente

Cfare mund te presesh nga dikush qe e ka pasurine te trasheguar edhe ka deklaruar falimant 6 here? edhe per me teper ka falimentuar kazino
Përgjigju