Alban Daci: Pse nuk kemi pasur lider të mëdhenj deri tani?

14 Nëntor, 17:37| Përditesimi: 14 Nëntor, 17:38

  • Share

Tashmë kanë kaluar 34 vite tranzicion dhe është momenti që duhet t’i analizojmë këto tre dekada dhe tashme që jemi thuajse edhe në gjysmën e dekadës së katërt.

Dikush mund ta quajë të shkurtër këtë periudhë. Në fakt nuk është tamam ashtu. Ne shpesh akoma merremi me Regjimi kohëzgjatja e të cilit nuk është më shumë se 40 vjet. Vazhdojmë të merremi me 40 vite e një Regjimi dhe po harrojmë se po bëjmë tashmë 40 vite të tjera në një regjim tjetër të quajtur “tranzicion”.

Në fakt, gjatë këtyre dekadave që po jetojmë, duke mos ditur që të vendosim një emërtim të saktë i kemi rënë shkurt me terminologjinë  “tranzicion”. Me përdorimin e këtij emërtimi po justifikojmë katër dekada që janë shumë.

Nuk duhet të harrojmë se koha është çmuar për individët po aq sa është e çmuar edhe për një vend. Në gjithë botën për tre dekada kanë ndodhur shumë gjëra intensive, si pozitive edhe negative, por kanë ndodhur. Ndërsa, tek duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar e po ashtu edhe qasja jonë me emërtimin nuk ka ndryshuar, sepse e filluam në vitet ’90 me termin tranzicion dhe po ashtu edhe sot mbetet i vetmi term që justifikojmë kohën.

Kjo do të thotë se nuk ka ndodhur asgjë, nuk ka lëvizur asgjë dhe për pasojë status quo-ja ka mbetur e njëjtë. Në fakt kohë identifikohet me lider që janë njerëz dhe kur ata mbeten të njëjtët edhe ndryshimet nuk ndodhin.

Pra, për sa kohë kemi të njëjtin lidership do të thotë se s’kemi risi e kur nuk ka risi do të thotë se nuk ka pasur ndryshime ose iniciativa për të bërë ndryshimin.  Po pse nuk kemi pasur ndryshime? Sepse, ne nuk kemi pasur lider të mëdhenj? Po kush janë liderit e mëdhenj? Janë ata që guximin për të bërë aksione për ndryshime të mëdha edhe për një hark të gjatë kohor. 

Ne, nuk kemi pasur kështu liderësh, sepse edhe pse të pakt në numër kanë menduar vetëm për aksione apo ndryshime sporadike me efekte të menjëhershme, pa pasur guximin apo vullnetin për reforma të thella strukturore dhe sistemike.

Këta nuk janë lider të mëdhenj, sepse i kanë rënë shkurt e duke u sjellë kështu nuk kanë qenë në shërbim të vendit, por vetëm të optikës të marrjes ose mbajtjes të pushteti. Shumica e atyre që kanë qenë lider e vazhdojnë të jenë në Shqipëri nuk kanë menduar për të shkruar historinë, por thjeshtë kanë preferuar të jenë në librin e vizitorëve të historisë.

Objektivat e vetëm e kryesorë të liderëve tanë kur janë në Opozitë është  të mendojnë të marrin sa më shpejt pushtetin e kur janë në Pozitë mendojnë që të mos ndërmarrin vendime apo reforma të thella, por kanë menduar vetëm për aksionet ose vendimet që pushtetin ta mbajnë. Nga ky deduksion është fare e thjeshtë të kuptojmë se pushteti i liderëve tanë nuk ka qenë e nuk është si një instrument serioz përfaqësimi për t’i shërbyer vendit, por vetëm një mekanizëm për të ruajtur status quo-n dhe për ta përdorur pushtetit si qëllimin më të rëndësishëm për privilegje në shërbim personal dhe të personave që i rrethojnë.

Vendet e tjera e sidomos demokracitë në këto thuajse katër dekada kanë pasur lider që kanë shkruar historinë e kanë mbetur në histori për vendimet  e tyre apo edhe për qëndrimet e tyre. Po në Shqipëri a kemi lider të tillë? Në Shqipëri kemi pasur e kemi lider që e kanë konsumuar me pushtet kohën dhe këtë të fundit nuk  e kanë konsideruar si një hapësirë për të bërë gjëra të mëdha që historia do i merrte në konsideratë.

Ndoshta pyetja më e sinqertë për liderët shqiptarë do të ishte: I kanë shërbyer kohës, apo e kanë mbajtur peng këtë fundit duke penguar çdo gjë të re që mund të ndodhte e duhet të ndodhte! Duke qenë se e kanë të pamundur të largohen edhe kur vetë koha duket se i ka braktisur, atëherë arrimë në konkluzionin se ata e kanë marr peng kohën e bashkë me të edhe të ardhmen tonë.

Pse e kanë marrë peng të ardhmen tonë? Duke mos pasur asgjë të re as në terminologji për të identifikuar periudhën pas rënies të Regjimit e deri në ditët e sotme do të thotë, se ne jetojmë të tashmë në çdo moment, e mbajmë thuajse fiks vështrimin nga e kaluara dhe nuk mendojmë aspak për të ardhmen.

Duket sikur për shkak të politikës ose të politikanëve sikur jemi të ndëshkuar dhe të privuar për të pasur të ardhme. Aq shumë është i lidhur lidershipi shqiptar me të kaluarën sa edhe dialektika e tyre është: Ti ke bërë këtë? Ti e bërë atë? Ti ke qenë kështu? Asnjëri prej tyre thuajse nuk e përdor fare lakimin e foljes në kohën e ardhme me “do të…”. Nuk flasin për të ardhmen, sepse nuk kanë vizione për të dhe po ashtu nuk janë shumë të interesuar për të! Kjo situatë na ka bërë që të jetojmë në një hapësirë absurde kohore mes të tashmes e të kaluarës duke e fshirë de facto të ardhmen. Prandaj, ne këto thuajse katër dekada nuk kemi pasur lider të mëdhenj, por lider që kanë tentuar ta mbajnë peng kohën duke u identifikuar me të kaluarën dhe me konsumimin e të tashmes.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 15/11/2024 13:25

    Trumpi është lider i madh si Enveri

    Përgjigju
  • Pena: 15/11/2024 12:52

    O gazetar, kush quhet lider, ai qe vret dhe shkaterron, apo ai qe GDP e shumefishon! Te pakten te jepje ndonje shembull nga Ballkani Greqia apo dhe nga Shqiperia,as teori nuk na bere dot,ke harruar parimet!

    Përgjigju
  • Ina: 15/11/2024 08:15

    Nuk mund te jene lider te mëdhenj tete katërt sepse nuk e duan popullin e tyre,duan vendin per ta vjedhur,si mund te jesh lider i madh hajdut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?