Në këto vite tranzicioni thuajse të gjithë e kanë mundur njëri-tjetrin në politikë duke përjashtuar Ramën.
Tashmë, pas mandatit të katërt nuk mund të thonë se Ramën e mundën ose që do e mundin!
Rama ndoshta është i pari lider në tranzicion që një ditë do të largohet vetë nga politika, por askush nga këta nuk mund të dalë e të thotë e munda para se të largohej!
Në fillim e nënvlerësuan e pastaj ishte shumë vonë për ta mundur!
Rrethanat historike do të thonë se Rama nuk quhet i mundur pas katër mandateve, por u largua edhe nëse i humbet zgjedhjet!
Opozita ka dështuar pa asnjë dyshim për ta mundur Ramën! Në këto vite i ka rënë më shkurt duke mundur veten!
Rama do të formojë në shtator qeverinë e re e cila sipas trendit të njohur të tij do të jetë me plotë surpriza në format dhe në element!
Ndërsa Opozita nuk di se çfarë do të bëjë, por të gjithë këta që janë, kanë humbur përballë Ramës sa herë ka qenë rasti e mundësia!
Dilema se të hyjnë apo të mos hyjnë në parlament është e vjetër dhe asgjë e re! Në fakt si të hyjnë si të mos hyjnë me numrat që kanë rrogtar do të jenë e ndoshta ky është synimi maksimal!
Rama s'ka nevojë fare për askënd e as për këtë Opozitë! Për Ramën do të jenë si të padukshëm siç janë, por nuk edhe në të njëjtën kohë nuk janë! Ishin por do të jenë dhe në fund është sikur të mos jenë!
Për sa kohë Opozita nuk ka identifikuar një lider që të mund Ramën ose pasardhësin e tij pasi të jetë larguar me vullnet të lirë, nuk ka bërë misionin e vetë kryesor që është ardhja në pushtet.
Këto që janë e kanë provuar dhe nuk e kanë mundur dot! Në politikë e sidomos në në atë të Ballkanit ku bën pjesë edhe Shqipëria nuk ka fitore të ndershme e nuk ka fitore të rastësishme.
Justifikimet e humbjes përballë Ramës mund të jenë të ndryshme, por mbeten humbje e falë këtyre ai tashmë në shtator nis mandatin e katërt duke mbetur lideri më jetëgjatësinë e vazhdimësinë e pushtetit. Zor se në të ardhmen do të ketë ndonjë lider që do të ketë kaq shumë mandate e pushtet në vazhdimësi qoftë nga Opozita apo Pozita!
Komente
