Votimi ne OKB i rezolutes

Alban Daci: Rezolutë edhe  për krimet serbe në Kosovë!

24 Maj, 11:09| Përditesimi: 24 Maj, 11:23

  • Share

Ngjarjet e krimeve të Serbisë në Kroaci, Bosnje e Kosovë, përveç se kanë të njëjtat metoda në kryerjen e tyre, kanë edhe të njëjtët përgjegjës! Konkretisht politikën zyrtare të asaj kohë të lidershipit të Serbisë! 

Protagonistët janë të njëjtët, përmasat janë të njëjta dhe metoda është po e njëjtë, horror përtej çdo imagjinate të një bote të civilizuar! Në thelb të masakrave në këto vende mbetet përkatësia etnike dhe idea e Serbisë së Madhe duke i intimiduar, masakruar njerëz të pafajshëm dhe duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre me qëllimin final për të pasur vetëm një enti të pastër, atë serbe. 

Aprovimi i rezolutës së OKB për krimet në Bosnjë është një simbolikë e madhe për aktualitetin, sepse ngushëllon sadopak familjet e viktimave, por në të njëjtën kohë edhe e vendos Serbinë përpara përgjegjësisë qe politika aktuale të jetë e përgjegjshme, të heq dorë nga e kaluara e errët e bashkë me këtë të fundit të pranojë fqinjësinë e mirë dhe paqen me popujt që e rrethojnë! 

Kjo rezolutë ka edhe një domethënie më madhe, për faktin se politika aktuale e Serbisë, jo vetëm nuk dëshmon asnjë lloj pendesë, por vazhdon të ketë hijen e Regjimit të Kaluarën të Millosheviç, qoftë per faktin se Presidenti i Serbisë gjatë votimit mbajti flamurin serb në shpinë, por edhe për qasjen e gabuar që vazhdon të ketë si në Bosnjë apo edhe në Kosovë!

Forcat militare e paramilitare serbe  vranë civil të pafajshëm, të moshuar, gra, fëmijë, përdhunuan dhe dëbuan qindra mijëra shqiptarë nga shtëpitë e tyre. Po ashtu janë të dokumentuara masakrat e  Rahovecit, Krushës së Madhe,  Reçakut, varri masivë i Malishevës, Masakra e Suharekës, Masakra e Izbicës, Masakra e Pusto Sellës, Masakra e Gjakovës, Masakra e Mejes e plotë të tjera! 

Shqipëria duhet të lobojë që OKB të votojë edhe një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë në vitet 1998-1999. Kjo për tu mos harruar kurrë dhe për dinjitetin e atyre mijëra të pafajshme që i pordhonuan, maskrakuan dhe i dëbuan vetëm pse nuk ishin serbë, por ishin shqiptarë.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?