Siç kisha paralajmëruar pa hyrë Kina në lojë nuk ka tentativa reale për një rend të ri Botëror! Me paradën e Pekinit tashmë Kina ka hyrë në lojë për një rend të ri botëror.
Në këtë rend dy janë superfuqitë SHBA dhe Kina! Pra, po shkojmë drejt biploarizmit të ri botëror! Me dy Boshte, ai kinez që janë të qartë me kë t'a formojnë e ndërsa SHBA e Trump akoma nuk ka qartësi se do të jetë vetëm apo me pjesën tjetër të Perëndimit!
Rusia nuk është superfuqi dhe është e detyruar të ndjekë Kinën! Hera e parë që nga Lufta II që Rusia nuk është një ndër superfuqitë e boshtit të ri botëror! Lufta e Ukrainës e ka dëmtuar pozicionin e Rusisë në nivel botëror dhe nuk e ka forcuar! Interesat ruse nuk kanë përputhje me ato kineze! Herët a vonë përplasja mes tyre do të jetë e pashmangshme! Në një të ardhme të afërt ka më shumë gjasa që Rusia e Kina të përplasen bashkë sesa njëri prej tyre me Perëndimin! Shumë ngjarje brenda pesë viteve do të ndryshojnë realitetin botëror dhe duket e pashmangshme një përplasje fatale mes të "mëdhenjve" dhe për shkak të egoizmave të liderëve dhe realiteteve që po dalin në horizont!
Bota rrezikon më shumë se kurrë! Fillimi i një rend të ri botëror përkon me një fazë destabilitetit derisa rregullat e reja të bëhen konsitudine! Zakonisht rendet e reja botërore lindin pas një konflikti të nxehtë me përmasa të mëdha e këtë herë për herë të parë duket sikur një rend i ri do të krijohet pa pasojën e një lufte! Duket kështu, por në fakt ka shumë gjasa që të mos ndodh kështu por të vazhdohet me traditën e vjetër që të ndodh një konflikt botëror e për pasojë "fituesit" të diktojnë rregullat e reja të i influencës dhe të dominimin duke prodhuar edhe një të drejtë të re ndërkombëtare duke i shkëputur nga ajo që jemi mësuar që nga mbarimi i Luftës I e deri më sot!
Europa si asnjëherë tjetër mendoj se për shkak të destabilitetit të brendshëm politik të mbajë një pozicion thuajse neutral! Nëse Trump do të vazhdoi me këtë qasje ndaj UK, Kanadasë, Francës dhe Gjermanisë do të rezultoi me shume kosto!
NATO jo vetëm është vitale që të vazhdoi të ekzistoi, por duhet një strategji e re për një koncept të ri riorganizimi si në planin politik dhe atë ushtarak. Shqipëria duhet të vazhdoi të qëndrojë e pa lëkundur me politikën e saj te jashtme duke qëndruar krah për krahë me BE dhe SHBA! Në këtë fazë të tranzicionit botëror, Shqipëria e sidomos Kosova nuk duhet të angazhohen në asnjë marrëveshje që ka të bëjë me sovranitetin e tyre! Kosova duhet të vazhdoi forcimin e shtetit edhe në kuptimin e sigurisë duke shmangur negociata për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë!
Aleanca ushtarake e Kroacisë, Kosovës e Shqipërisë është sinjali më i mirë për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor! Shqipëria duhet të bëj të pamundurën duke përdorur dhe kartat politike për të mbyllur procesin e anëtarësimit të plotë në BE brenda 2030! Edhe pse në Shqipëri ka shumë skeptik, një pjesë e te cilëve përdorin alibi për interesa politike, unë bëj pjesë tek ata që anëtarësimi i Shqipërisë në 2030 është krejtësisht i mundur!
Komente
