Parlamenti i Shqipërisë

Opinion

Alban Daci: Shpresa se mund të ndryshojë sistemi nuk është shuar!

17 Korrik, 09:19| Përditesimi: 17 Korrik, 09:23

  • Share

Politikën e bëjnë se duan pushtet;

Politikën e bëjnë se kanë dëgjuar se ka fitime e privilegje;

Politikën e bëjnë, sepse e kanë ego personale;

Politikën e bëjnë, sepse duan të rregullojnë vetën, familjen e disa të afërmve e miq;

Politikën e bëjnë, sepse vuajnë shpesh nga boshllëku, sepse nuk janë të realizuar në jetë;

Politikën e bëjnë, sepse duan të jenë më çdo kusht në majat e shoqërisë;

Politika, në fakt është një vokacion i brendshëm!

Nuk mund të bëhesh lider pa pasur një vizion të qartë për politikën dhe modelin që ofron.

Nuk bëhesh dot lider pa pasur teza personale për qeverisjen e pa pasur kontribute të shkruara.

Edhe diktatorët e kishin një vizion, e kishin një plan e shpesh e kishin transkriptuar në libra apo në manifeste.

Vetëm në Shqipëri ndodh që zgjohesh në mëngjes e fillon e besoj se mund të jesh e të bëhesh lider!

Një nga këto liderat në një studio televizive e pyeta kush janë kontributet e tuaja të shkruara sesi e sheh Shqipërinë? Nuk më dha asnjë përgjigje! Megjithatë, ishte i bindur se ishte lider!

Nuk bëhesh lider vetëm duke goditur sistemin, pa pasur gati një propozim serioz për një sistem të ri!

Ndryshe, është vetëm populizëm dhe nuk të shpie asgjë kundi!

Të qenit politikan e të qenit lider janë dy gjëra krejt të ndryshme!

Politikanë ka pasur historia me shumicë, e ndërsa liderët janë më të numëruar gishtat e dorës!

Të parët e konsumojnë kohën e të dytët e personalizojnë atë!

Të parët konsumojnë histori e të dytët mbeten në histori!

Tentativat për ndryshim establishmenti dhe për të ndryshuar sistemin politik në Shqipëri, me gjithë kritikat e dështimet nuk duhet të konsiderohen si precedent se sistemi nuk ndryshon dhe subjektet e reja janë të destinuara për të dështuara.

Të gjitha versionet me tentativa të reja për të ndryshuar sistemin nuk kanë karakteristikat e duhura për të realizuar misionin e tyre!

Prandaj, shpresa se sistemi mund të ndryshojë nuk është shuar, veçse akoma nuk ka dalë një lider që mund të përmbush misionin!

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?