Tirana

Opinion

Alban Daci: Shqipëria 'tokë e zanun' e politikës

13 Korrik, 21:08| Përditesimi: 13 Korrik, 21:23

  • Share

Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë edhe Politikën! Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë e të ngjashme me atë që Ataturku bëri në Turqi! 

Pa modernizuar konceptet bazë të shoqërisë dhe politikës nuk mund të bëjmë asgjë të gjashme! Komunizmi e pengojë reformimin e shoqërisë dhe po ashtu me Luftën e Klasave e forcojë edhe më shumë bajraktarizmin duke e shëndruar nga ajo që lidhej me pronën dhe prestigjin e burrnisë e krijojë bajraktarizmin komunist! 

Pra, e bëri bajraktarizmin nga shoqëror në politikë! Këtë e mbajtën të pandryshuar edhe pas viteve '90!  Liderët politikë e pas viteve '90 e forcuan edhe më shumë bajraktarizmin politik duke e indetifikuar me kultin e individit! Bajraktarizmi politik e ka zhveshur qytetarin nga çdo të drejtë pa folur për privilegje!  

Ligjet bëhet nga politika! Shumica politike shpesh nuk përfaqëson e mbronë interesat e shumicës të qytetarëve! Kuvendi është kthyer një sallë e mbushur me kartona që ligjet diktohen e bëhet nga interesa të mirëfillta politike e qytetari shqiptar është ndër të vetmët që guxon as të drejtën e Referendumit! 

Çështja e pronës mbetet plaga më rëndë e vendi!  Puna mbetet një privilegj i lidhur ngushtë me bajraktarizmin politik!  Nuk ka mbetur gjë tjetër që edhe drejta e jetës të konsiderohet privilegj politik! 

Në fakt nëse qytetarit i heq të drejtën e shenjtë të pronës e të punës, në fakt i ke hequr edhe të drejtën për jetën! Sepse, një jetë pa provë e punë, nuk është gjë tjetër veçse një version i skllavërisë moderne!  Qytetarët kanë kushte të ngjashme me skllavërinë e dikurshme e skllavopronarët janë politikanët që gëzojnë të drejta e privilegje në emër të tyre nën imunitetin e pushtetit politik.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Redi: 14/07/2025 12:08

    Nje shkrin analitik i sakte i zotit Daci mbi pronen dhe politiken ne sistemin demokratik ! Keni 34 vjet mbasi hoqem sistemin monisto socialist , por a eshte kjo demokracia qe enderronte populli ? Kurre ! Ne kete sistem humbi intelektualizmi dhe ndershmeria dhe fitoi mediokriteti militantist dhe hajduteria. Ajo vjedhje qe i eshte bere prones publike dhe private nuk eshte bere ne asnje sistem te kaluar ne Shqiperi ! Kjo eshte epoka e rindertimit por dhe e mashtrimit te politikes ndaj popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?