Shtëpia është padyshim vendi ku rritesh, ku mëson të ecësh, ku thërret për herë të parë nënë e baba, ku bëhesh me vëllezër ose me motra, ku takon dajat e xhaxhallarët!
Shtëpia për shqiptarët është simbolika më e rëndësishme që lidhet direkt me fjalën nënë dhe baba! Emigranti ka shumë sfida në jetë nëse vendos të largohet, por vetëm një sfidë nuk mundet ta kalojë, mungesën e shtëpisë!
Trazimi më i fortë për emigrantin është të lërë pas shpine shtëpinë e tek pragu i saj prindërit që sforcohen për të mbajtur lotët, sepse përsëri mendojnë që të mos e shprehin dhimbjen për të mos renduar shpirtin!
Shtëpia është vendi ku je rrëzuar për herë të parë dhe je ngritur, shtëpia është vendi ku ke vrapuar për herë të parë, është vendi ku ke marrë në dorë bukën e ngrohtë të nënës! Sa herë kthehesh në vendlindje kujton me mall rrugët ku ke hedhur hapat e parë. Kërkon të gjesh edhe gurët që dikur të ndihmonin për të kaluar rrugët më baltë. Kërkon t'i numërosh me dëshirën për të ndaluar kohën. Çdo hap që ke hedhur është një kujtim, nostalgji ose një moment apo një ngjarje që ke jetuar.
Shpesh më ndodh të shkoj në vendlindje dhe të gjejë vendet kur dikur me një gurë dhe me pluhurin e një rrasë të vogël kam pas gdhendur emrin apo shkruar një datë. Sa herë kthehesh në vendlindje më, qoftë edhe për pak kohë zhytesh në vitet e fëmijërisë dhe kujton kohën kur rrugicat ishin të mbushura me me fëmijë që loznin apo vraponin.
Thonë se gjithçka mund të gjesh kudo ku shkosh, mund të krijosh realitete të reja, por sa herë kthehesh në vendlindje, duket sikur edhe koha kthehet pas e kujton me mall vegjëlinë. Eh sa kohë të bukura! Tashmë jeta është bërë e vrullshme për të gjithë, e jemi shpërndarë në vende të ndryshme e rutina merr prioritetin e saj duke e smufuar ose duke e fshehur nostalgjinë nën hijet e kohës.
Kthimi në Tiranë është një kompleks emocionesh, mes kohës së gjimnazit, orët e pafundme të studimit për të realizuar ëndrra, viteve të vështira të tranzicionit që kalonte në atë kohë Shqipëria, urbanët e tejmbushur dhe zhgënjimit se nuk na ofrojë asgjë dhe ne që përsëri e duan pa kushte.
Tirana, qyteti ku hodha hapat e adoleshencës me hapa të vrullshme, sikur doja ta mbaroja shpejt këtë periudhë. Eh sa gabim e kisha pasur! Do të doja të kthehej përsëri, edhe pse e di se është e pamundur, që t'a jetoja ndryshe e mbi të gjitha të ngadalësoja hapat e jetës duke e marrë atë më lehtë si një simfoni e Verdit në stinën e vjeshtës.
Kthimi në Tiranë është mes shpresës që gjërat të kenë ndryshuar dhe shpesh zhgënjimit që nuk ndodhë asgjë e re!
Në fakt, disa gjëra kanë ndryshuar, me hapa të ngadaltë, por në thelb Tirana, mbetet ai metropol me disnivele të larta shoqërore, me padrejtësi sociale, mes varfërisë të pamerituar dhe fluksit të shfrenuar dhe ndonjëhere të pa justifikueshëm, me urbanët që janë gjithmonë plotë me pasagjerë sikur të ishin të paketuar, me trafikun e rënduar dhe kaotik, me rrugët më pluhur dhe me vija të bardha të dalë boje.
Tirana mbetet një dashuri tek sa një natë dimri, rreth orës 11 të natës, kur fillon e boshatiset, bën pak ftohtë e ndoshta ti me një pallto dhe me duar në xhepa zhytesh në kohë sikur të zhytesh në një thesar e fillon e nxjerrë jashtë reliket e kohës, të asaj kohë të jetuar dhe të asaj që ke ëndërruar, ndoshta për të jetuar, por rrethanat nuk e bënë të mundur. Gjithmonë më ka pëlqyer t'i rrugët e Tiranës në këmbë për t'a përjetuar 360, çdo hap që hedh.
Tirana është një metropol në konfuzion në betejën e saj për t'u transformuar dhe forcës që e mban fortë si të lidhur për t'a ndaluar.
Tirana është vendi më gradacela të larta, ndoshta më të larta se Milano, Londra apo Parisi, të cilën grihen si gjigandë, sikur duan të fshehin dhe të bëjnë të padukshëm qytetarët e thjeshtë që ecin poshtë në këmbë të mbuluar nga hija e tyre, me ftyra të lodhura, të zymta të zhytur në hallet e padrejtësive sociale që qeshin pak ose aspak.
Kjo Tiranë e transformimeve të mëdha, teksa shikon qytetarët që ecin në këmbë e kupton se stili i veshjesh është i vjetër, të paktën me 10 vite në krahasim me qytetet europiane, sepse blerjet i bëjnë tek tregu i rrobave të përdorura.
Nuk mungojnë edhe veshjet e imitimeve të markave, por kur e shikon në konplesitet qytetarin që i ka veshur e kupton se nuk justifikojnë ata firma të shkruash në shumë raste me shkronja të mëdha. Ndoshta edhe ata e dinë se s'janë origjinale, por kanë të drejtën e tyre të paktën të kenë dëshira për të pasur gjëra që sfidat e jetës nuk ua kanë mundësuar padrejtësisht.
Në Tiranë, shpesh ndodh të kalojë dikush me një makinë luksoze, mënyra si e drejton mjetin është si për të dëshmuar se ai është personi që komandon në rrugë, që i dikton rregullat e qarkullimit rrugor sipas dëshirës e në fakt do të thotë mos respektim total. Këta njerëz me makina luksoze në një shoqëri thellësisht të varfër dëshmojnë padrejtësinë sociale të një vendi në tranzicion social, politik, ekonomik e mbi të gjitha në të menduar.
Krahas këtyre makinave luksoze shpesh ndodh të shikosh dikë që me një biçikletë të vjetër dhe me një qese të varur, që me siguri është buka që ka marr me vete po shkon në një punë ku merr një rrogë jo më shumë se 300 euro në muaj.
Tirana, ky qytetet ku pasanikët e tranzicionit, të ndihmuar nga rrethanat e shpesh e nga pushteti, bashkëjetojnë me qytetarët e varfër e të ndershëm. Dy realitete të ndryshme, njëri real e tjetri surreal e thuajse absurd që janë të destinuar të jetojnë së bashku, të paktën formalisht, sepse kanë stile e halle jetese krejt të ndryshme.
Tirana, ky qytetet që është e vështirë t'i gjesh fillimin apo fundin, sepse zgjerohet çdo ditë me ritme të frikshme, por ka vetëm një hyrje e një dalje ku radhët e makinave në trafik bëhen kilometrike.
Tirana, ky qytet ku historiku i saj është në një luftë të hapur e të mundur mes historisë, ku tek tek akoma ka ndonjë vilë të kohës, ndonjë shtëpi me qepën dhe modernes kautike të rrethuar me pallate të reja shumëkatëshe që një qytetar mund të punojë gjithë jetën e nuk mund të blejë kurrë një apartament. Tirana, qyteti i mbushur me bare, luksoze, që ndonjëherë e shpesh nuk justifikojnë situatën ekonomike të një vendi më probleme të mëdha sociale.
Në Tiranë një kafe konsumohet shpesh në një orë, por ndodhë që qëndrohet me orë të tëra përballë tasi me një kafe të ftohur që ka humbur edhe aromës e saj tipike.
Tirana, ky qytet që ka dyqane plotë, bare pafund, të rinj me telefona të shtrenjtë në duar edhe tek sa ecin, por të gjesh dikë, qoftë edhe në një cep që lexon libër është mision i pamundur.
Tranzicioni ka krijuar përshtypjen se suksesi vjen nga rruga dhe jo nga libri apo dija. Dikur kishte persona e kryesisht pensionist që mbanin me duar ndonjë gazetë, por edhe shtypi në Shqipëri ashtu si në shumë vende të tjera ka pësuar transformime dhe tashmë janë në modë portalet ose burimet e tjera të formatit online të informimit.
Për ne emigrantët më të gjitha këto karakteristika e ndoshta nuk edhe më shumë të tjera, Tirana mbetet një dashuri, mall dhe nostalgji. Mund të krijojmë miqësi të reja, mund të krijojmë familjet tona, por si vendlindja nuk gjemë. Oborri i shtëpisë mbetet vendi ku ke biseduar me nënën ose ke biseduar me babanë për të ardhmen e për rrënjët e të shkuarës! Kudo mund të shkosh, kudo shtëpia të reja mund të ndërtosh, por ajo e para që ke lënë në ditën e parë që je larguar mbetet më specialja, më e dashura dhe e pazëvendësueshme!
Emigranti e merr një rrugë të tillë për shumë arsye ose edhe rastësisht, por ka ndëshkimin në shumicën e rasteve të mbetet gjithmonë i tillë! Emigranti mbetet një njeri ndoshta me ëndrra të realizuara, por me një shpirt të trazuar mes dilemës se nëse nuk do të ishte larguar çfarë do të kishte ndodhur me jetën e tij e tashmë që është larguar a ka bërë zgjedhjen e duhur!
Njerëzit ndonjëherë bëjnë zgjedhje, por jo pak herë jeta i zgjedh ata në formën që nuk e kishin menduar apo dëshiruar! Fati diktohet, por shpesh herë është fati që na dikton! Shprehjen "paç fat", ose kur na uronin kështu e kemi konsideruar thuajse shaka ose të parëndësishëm, por në të vërtetë është shumë e rendesishme e një urim shumë i dashur dhe i sinqertë!
E lehtë është të udhëtosh, të krijosh miqësi të reja, por nuk ka gjë më të vështirë sesa të lesh tek pragu i shtëpisë prindërit dhe ti duke u larguar ato fillojnë të humbin në horizont!
Kudo mund të shkosh, shumë gjëra mund të bësh dhe arrish, por kurrë atë shtëpinë si gjenezën tënde nuk do ta gjesh! Emigrantë ka dy shtëpi, në një vendin e origjinës dhe një në vendin mikpritës. Por aroma e shtëpisë së parë është fortë dhe mbetet thellë e ngulitur në memorie.
Komente
