Nuk ka asnjë precedent në Botë të Drejtës Ndërkombëtare, që një shtet sovran, me nismën e tij krijon një shtet sovran brenda sovranitetit të tij! Nuk ka asnjë precedent apo model, qoftë edhe nga Karta e Kombeve të Bashkuara që shtetet të keni lindur e te jenë krijuar me vendimin e një shteti sovran!
Ka kritere të mirëfillta sesi krijohen shtetet! Zakonisht shtetet janë gjëra faktike, kanë një territor, kanë mundësi të vetë administrohen, një fuqi eskluzive për qeverisje dhe mundësi për të krijuar marrëdhënie me shtetet e tjera!
Ekzistenca e një sovraniteti shtetëror, zakonisht e thuajse gjithmonë kanë qenë pengesë serioze që entitetet që plotësojnë kriteret e mësipërme të afirmohen dhe të pranohen si shtete sovrane!
Me propozimin e fundit, Shqipëria po krijon për herë të parë që po përdor sovranitetin e saj, duke e cenuar atë për krijuar një gjë që nuk ekziston e nuk plotëson as kushtet për të ekzistuar si shtet!
Pra, shtetet nuk krijohen me vendime, por ekzistenca e tyre pranohen me një akt njohje nga shtetet e tjera sovrane në bashkinë e shteteve! Pra, shtetet nuk janë si qeniet e tjera të gjalla duke përfshirë edhe njerëzit që përmes riprodhimit të riprodhojnë veten!
Krahasimi i propozimit të "Shtetit të Urdhërit Bektashi" me Vatikanin, jo vetëm që nuk është i drejtë, por është edhe i pasaktë! Nuk e krijoi dhe nuk e njohu Italia shtetin e Vatikanit! Shteti Papnor, i quajtur edhe Shteti Kishtar ose "Patrimonio si San Pietro" (Shteti i Kishës ishte emri i tij zyrtar deri në 1815 dhe ishte një shtet italian i përbërë nga të gjitha territoret mbi të cilat Selia e Shenjtë ushtronte pushtetin e saj të përhershëm nga 757 deri në 1870! Në këtë vit hyri ushtria e shtetit italian e le të themi që e pushtojë Vatikanin!
Lindja e shtetit "Italia të Bashkuar" krijojë akoma më shumë rivalitetin mes Vatikanit dhe këtij të fundit. Këto dy entitete ishin në konflikt të vazhdueshëm për shumë tema të zhvillimit social, për superioritet apo inferioritet mes palëve. Pasuritë e mëdha të Kishës, forca dhe pushteti që kishte ajo në Shoqëri, lindja e Partise Popullore (të krishter) e dobësuan shumë rolin e Kishës!
Ardhja e Fashizmit kërkonte zgjidhje të reja mes Kishës, Pushtetit të Papës dhe Shtetit Italian dhe kjo zgjidhje i realizuar me Paktet e Lateranensit ne 1929 që ndër të tjera themelojt qytet shtetin e Vatikanit si sovran dhe me të drejta të barabarta me Shtetin Italian.
Pra, as Fashizmi nuk e krijoi Vatikan por me marrëveshje njohu e pranojë realitetin e tij edhe historik e fetar! Në fakt me Paktet Lateranensit i fituarit doli Famshizmi dhe Shtetit italian, sepse ndalojë mundësinë e ndërhyrjes se Papatit në çështjet shtetërore dhe Kisha u nda nga Shteti.
Shteti i Vatikanit është më i vogli për nga përmasat me më pak se 1000 banorë, me shtetësi për përkohshme, dhe me sipërfaqe me rreth 44 hektarë, por simbolizon qendrën e rreth 1,2 miliard katolik në Botë! Forca e Vatikanit nuk është në përmasën e tij, në faktin nëse ka një ushtri të madhe, por në atë që ai simbolizon.