Kandidati aktual, përtej hamendësimeve se është i pavarur, në fakt është kandidati i Adriatik Lapaj.
Aktori Binaj ishte ndër themeluesit e parë të lëvizjes "Shqipëria bëhet", por me siguri për arsye profesionale dhe punësimi e kishte të pamundur të vazhdonte angazhimin e plotë politik.
Megjithatë, duke u përfshirë në themelimin e lëvizjes "Shqipëria bëhet", ai dha sinjale të qarta për të pasur angazhim politik duke shprehur interes të qartë ndaj politikës.
Faktori më i madh opozitar përtej "Opozitës klasike" në Tiranë sigurisht që është Adriatik Lapaj që sipas gjasave ka një tendencë vetëm në rritje. Gjithashtu ky është po ashtu kundërshtari kryesor edhe për vetë "Opozitën klasike", sepse është një ofertë politike kundër sistemit duke ruajtur standardin e angazhimit të figurave politike pa historik partiak.
"Opozita klasike" ose ajo që për momentin përbën shumicën deshën t'a përfshinin në lojën e kandidatit Lapaj për t'a asimiluar dhe për t'a eliminuar politikisht ose të paktën për të dëmtuar identitetin e tij duke i përpjekur të thonë se ai është si në.
Në daljen e tij tek "Opinion" bashkë me përfaqësuesit e tjerë opozitar, ai tregojë me një sinqeritet të tepruar ndishta se nuk mund të ishte pjesë e një lojë politike ku rregullat janë të parapërcaktuara. Ai hodhi i idenë që nëse një kandidat është i pavarur duhet të vetë ofrohet dhe pastaj të shikohet mundësia nëse meriton të mbështetet duke eliminuar kështu çdo qëllim të njëanshëm politik të fshehur pas emrave. Në fakt, deri në momentin që Lapaj doli në Opinion u krijuar ideja se Opozita i kishte gjetur kandidatët dhe mes tyre dukej më i favorshmi Ermal Hasimja.
Opozita kërkon të ketë mbështetjen e lëvizjes "Shqipëria bëhet", sepse përtej sulmeve e vështirësive të sistemit në zgjedhjet e fundit, ajo dëshmojë se është një faktor politik që nuk mund të shpërfillet e madje duhet të merret seriozisht në konsideratë.
Siç duket tashmë kandidat i pavarur i mbështetur nga të gjithë do të jetë aktori Binaj, por në fakt është një fitore, sepse ai është kandidati i Lapaj. Për herë të parë një parti e krijuar brenda pak kohësh kushtëzon ata që e kanë dominuar për tre dekada sistemin politik në përgjithësi dhe atë opozitar në veçanti. Ky është një sinjal se establishmenti po bie dhe hapën rrugë të reja për subjekte të reja që duhet të ruajnë koherencën e tyre duke justifikuar arsye përse u krijuan dhe pse po luftojnë politikisht në një mjedis shumë të vështirë si ai shqiptar.
Komente
