Trazirat e 8 Janarit në selinë e PD

Opinion

Alban Daci: Sot kërkojnë mbështetjen e të gjithëve, por dje?

30 Shtator, 23:50| Përditesimi: 30 Shtator, 23:57

  • Share

Këta që rrethuan partinë e tyre sikur të ishin turqit  që rrethojnë kalanë e Krujës!


Këta që me dru në dorë si në mesjetë rrethuan selinë e tyre! Rrethuan selinë e partisë që e kishin themeluar!  

Këta që me rrethimin e PD kërkuan me çdo kusht të eliminonin këdo që ishte brenda edhe pse ishin e njëjta familje!


Këta që u ndjenë keq përse Policia ndërhyri e kështu i pengoi të mbaronin punën e ligë në mendjen e tyre për eliminuar, ndoshta edhe fizikisht këdo që ishte brenda Selisë, sepse ishin pengesë për pushtetin dhe interesat e tyre.


Po këta, sot kërkojnë dorën e bashkëpunimit dhe mbështetje e të gjithëve, sepse janë në hall. 

Dje bënë gjithçka për t'a shkatërruar PD duke larguar e përjashtuan çdo  demokratë që mendonte ndryshme, që nuk ishte më t'a apo me "çmendurinë e tyre politike", por sot kërkojnë mbështetjen e të gjithëve.


Menduan se me kalimin e kohës memoria do të fshinte aksionet e tyre, gënjeshtrat e tyre, dhe po ashtu menduan se nuk do të kishin nevojë për askënd! 


Menduan se me marrjen e Kalasë do të kishin siguruar edhe fitoren! Në fakt marrja e asaj kalaje do të jetë hija e humbjeve të vazhdueshme që do i shoqërojë vazhdimisht!


U gëzuan për çdo përbaltje që ju bënin të tjerëve, gëzoheshin për çdo braktisje që pësonin të tjerët në vrullin e dhunës, sulmeve, përçarjeve, ofertave dhe çdo mekanizmi tjetër duke mos menduar se një ditë e shpejt "karma" do ju kthehej!


Sulmuan, denigruan, përjashtuan kolegët e tyre demokratë e sot, por kërkojnë për ndihmë e aleancë çdo subjekt politik, edhe ata të ekstremit të majtë! Dikush që shkatërron shpinë e tij nuk është i dobishëm as për të tjerët! 


A nuk do të ishte më mirë të kishin mbajtur të bashkuar familjen politike, të mbanin  të fortë muret e shtëpisë së përbashkët, në vend që me tetë janar t'a sulmonin më të njëjtin skenar që turqit bënin në mesjetë kundër kalasë së Krujës!


Menduan se 8 janari do të harrohej shpejt e plagët e barbarizmit do të sheroheshin nën joshjen e pushtetit apo të mundësive për privilegje! 


Në fakt kështu ndodhi për disa që ditën e 8 janarit ishin të mbaruar nga frika brenda në Seli nga sulme të atyre që ishin jashtë, por menjëherë më  vonë bënë kompromise për karriken e deputetit duke harruar mbështetësit e thjeshtë që ju kishin besuar se gjasma po mbronin idealet! 


Në fakt, disa prej tyre, morën një karrike deputeti, konfirmuan postet në forumet e një partie të shpartalluar e destinuar për humbje të vazhdueshme, por shumë demokratë të thjeshtë, që besuan në një PD tjetër,  nuk e harruan kurrë e nuk mund t'a harrojnë ngjarjen e 8 Janarit! 


Demokratët që i nxorrën nga Selia nën efektin e pushtimit, nuk do e harrojnë kollaj këtë eksperiencë dhe fjala bashkim se kemi hall për zgjedhje është një refren që nuk bind thuajse asnjërin prej tyre!

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Megi: 01/10/2025 13:44

    Sulmoi lulbashen kot se medemek partine do e reformonte dhe futi demokratet ne lufte me njeri tjetrin, ky eshte produkti berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shkarkimi i Veliajt, a duhet të ketë zgjedhje në Tiranë pa pritur Kushtetuesen?