Lulzim Basha, Edi Rama dhe Sali Berisha

Opinion

Alban Daci: Të nesërmen e 12 majit!

8 Prill, 09:15| Përditesimi: 8 Prill, 09:23

  • Share

Basha rezulton me 17 mijë preferenca personale duke kaluar preferencat personale të Berishës dhe  të Ramës!

Koalicioni Euroatlantik rezulton në Tiranë fitues me 7 mandate nga të cilat thuajse dy janë rezultat i votuesve nga jashtë vendit!

Në nivel kombëtar koalicioni  Euroatlantik rezulton se ka marr rreth 15 mandate duke u radhitur forcën tretë politike për nga numri i mandateve dhe numri i votave të marra.

Gjithashtu, Koalicioni Euroatlantik rezulton subjekti me rritjen më të madhe elektorale në krahasim me situatën parazgjedhore dhe rezultatit pas zgjedhor!

Rama dhe Berisha nuk kanë siguruar numrat për të krijuar Qeverinë!

Nevoja për numrave i detyron dy partitë e mëdha të kërkojnë aleanca edhe aty ku nuk kanë moral politik për t'a bërë!

Sytë e Rames dhe të Berishës janë nga Basha!

Berisha duke ditur se më parë e ka thirrur '"Lul Brava", këtë herë mendon t'a thërras dhe t'a kërkojë më të njëjtën formën, por këtë herë për "Brava" e ka fjalën se Basha është çelësi i krijimit të Qeverisë!

Ndërsa Rama që gjithë kohës e ka thirrë "Lul Gjumashi",  këtë herë në nevojën e tij për të krijuar Qeverinë ka dëshirë t'a thërras: "Lul hajde e bëju me mua, të bëjmë Qeveri Bashkë, se nuk po më zë gjumi".

Berisha thërret në zyrë Bardhin: "Gaz, ti je investim i Lulit e ndoshta ti ke akoma mundësi t'a takosh e ti thuash, hajde me ne se kemi bërë shaka"! Bardhi i përgjigjet Berishës: "Do të kisha shkuar tek Luli për t'a ftuar nëse nuk do t'a kisha tradhtuar për të ardhur tek ti, sepse ti me the se do të fitonim zgjedhjet"!

Berisha duke reflektuar me veten do ju thotë vartësve të tij duke u kujtuar se gjatë fushatës ka deklaruar se ai garën nuk e ka as për pushtet e as për para  se: Luli do e thërrasim t'a bëjmë Kryeministër dhe të na japin mundësinë e fundit për të qenë në Pushtet! Sapo të bëjmë Qeverinë dhe Luli do të bëhet Kryeministër, do i marr deputet ashtu siç bëra me ju dhe atij do i bëjmë "mocion mosbesimi"!

Rama nga ana tjetër kërkon të marr mandatin e katër për të anëtarësuar Shqipërinë në BE! Pra, Rama u kishte premtuar bashkëpuntorëve të tij marrjen e mandatit të katër për hirë të "pasaportës europiane" të qytetarëve! Prandaj, Rama është i gatshëm të bëjë badhkeverisje me Lulin duke i ofruar këtij të fundit Zëvendës Kryeministrin, Ministrin e Jashtëm e po ashtu edhe disa ministri të tjera të rëndësishme!

Pra, në mëngjesin e 12 Majit, Luli nga i paaftë, humbës kthehet krejt papritur në kingmaker dhe i kërkuar nga të gjitha palët që për hirë të pushtetit, jo vetëm që nuk e kanë problem të harrojnë sjelljen e tyre, por janë të gatshëm t'i japin çfarë të dojë Basha me kushtin e vetëm që të marrin pushtetin e të mos përfundojnë më në Opozitë!

Dy partitë e mëdha në mëngjesin e 12 Majit kanë vetëm dy opsione:

- Ti kërkojnë falje Lulit dhe t'i japin Pushtetin që i takon nga mandatet e marra si të domosdoshme për marrjen e pushtetit

- Të shkojnë në zgjedhje të reja

Nëse bëjnë opsionin e dytë janë të vetëdijshëm se kështu forcojnë Lulin duke e mundësuar atë dhe subjektin e tij politik si forcën e parë politike!

Sot, jemi në prag të nisjes zyrtare të fushatës, por 12 Maj është thuajse pas një muaj s ka gjasa që ai ditë të vij si në këtë format!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Piku: 08/04/2025 17:22

    O Daco qenke ftof ne tajare mer plak tu pa endrra me sy hapur…Nje keshille te sinqerte per redaktoret e shqiptarja.com eshte qe te mos postojne vend e pa vend opinione nga cfaredolloj deliranti si puna e ketij Dacit…

    Përgjigju
  • Geri: 08/04/2025 10:58

    Perralla me mbret i thone kesaj lol

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?