Trump nxorri tarifa ndaj BE, i vendosi në rresht në Shtëpinë e Bardhë, takoi Putin në Alaskë dhe shumë që e mbështesin filluan t'a lavdëronin për këto vendime e politike duke e konsideruar rikthim të madh me hamendësime se po bën politik reale.
Trump filloi të cilësonte si mik të madh Putin, duke sulmuar Zelenskyn dhe duke shpërfillur europianët, sepse sipas tij BE është krijuar për të mashtruar SHBA!
Ndërkohë, Kina sot bëri një super paradë duke bashkuar boshtin historik të keqës kundër Perëndimit, si Putin, Indinë. Pra, tre super fuqi botërore u bënë bashkë, ndërkohë Trump thuajse ka arritur të përçajë aleancën e natyrshme e historike mes SHBA dhe vendeve europiane.
Disa këtë e quajnë "real politik" e Trump. Ndërsa unë them se ai po bën realitet atë që as nuk e kishte menduar askush para tij duke u përballur me vendet europiane sikur të ishin vende armiqësore.
Komente
