Iluzioni se Trump e Putin mund të lënë jashtë lojë BE janë jashtë realitetit! Atëherë, ekonomia e BE në nivelin botërorë rendin e treta pas SHBA dhe Kinës!
Përtej kësaj, për arësye historike, por natyrës të vendeve kryesore që përbëjnë atë si Franca, Gjermania dhe Italia është thuajse e pamundur që BE të lihet jashtë loje! Gjithashtu, në dallim me SHBA, BE e ndjen drejpërdrejtë rrezikun e Rusisë!
Trump po del kundër realitet historik të SHBA dhe vendeve europiane në kontekstin se dikur konsideroheshin Perëndimi.
BE do të bëhet një faktor më i rrezikshëm dhe agresiv për politikat ruse e shpresoj që të mos jetë edhe për interesat amerikane, sepse ka gjasa tu rikthehet interesave të vjetra gjeopolitike, riarmatosjes dhe po ashtu rizgjimit të saj të politikanëve me karakter nacional. Pra, nëse ndodh kjo ka shumë gjasa që qasja e BE nuk do të jetë më ajo që ka qenë në të kaluarën qoftë me SHBA-të dhe po ashtu edhe me Rusinë!
Një rizgjim i BE-së në veçanti i Gjermanisë duhet të jetë një sinjal serioz se loja politike do të ndryshojë shumë dhe më shumë se kushdo këtë rizgjim rrezikon t'a provojë në linjë të parë Rusia me interesat e saj gjeopolitike që kanë referim thuajse gjithmonë të kaluarën si histori!
Nëse BE nuk është e bindur për situatën e re te qasjes së Putin ndaj Ukrainës dhe Kontinentit europian është e sigurt se nuk lufta nuk mund të mbarojë falë takimeve dy palëshe Trump-Putin!
Këta të fundit mund të takohen sa herë të duan e mund të përdorin edhe gjuhë kërcënuese, por nuk do t'a bindin Europën të gjunjëzohet duke pranuar çdo lloj propozimi! Europa mund të jetë realitet i dobët politik ose i brishtë nëse mund të themi kështu, por nuk është aspak kështu në optikën ushtarake dhe ekonomike!
SHBA-të pa Europën nuk mund të jenë më ashtu siç kanë qenë në këto 80 vitet e fundit! Tentativat e Trump për te afruar Putin si kundërpërgjigje ndaj Kinës nuk do të prodhojë rezultate konkrete, sepse Kina nuk ka pasur asnjëherë për Rusinë për t'u afirmuar në nivel ndërkombëtar siç ka bërë në vitet e fundit!
Putin po kërkon të dëshmojë me vizitën e tij në Alaskë se Rusia është superfuqi botërore, por të dhënat nuk e kualifikojnë kështu, përveç faktit se Rusia të vetmën mundësi ka përdorimin e armëve atomike si kërcënime apo shantazhe për t'u afirmuar në nivel ndërkombëtar përmes shantazhit apo diktatit të kërcënimit me shkatërrimin në masë.
Konferenca e përbashkët përveç se u karakterizua me komplimente reciproke mes liderëve, nuk u deklarua asnjë marrëveshje konkrete as mbi Ukrainën!
Trump tha se do të bënte menjëherë disa telefonata të rëndësishme me Naton e Zelenskyn! Pra, Trump nuk do të marr vendime pa u konsultuar me vendet e BE dhe Britaninë e Madhe!
Ashtu siç e kisha parashikuar edhe ditë më parë, ky takim i shumëpritur nuk do të shënonte asgjë konkrete e sidomos për mbarimin e luftën në Ukrainë!
Dita e sotme është një tentativë për t'u afruar Putin me Trump, por realisht distancat mes dy vendeve mbetet akoma shumë të mëdha!
Putin e ftoi zyrtarisht Trump që takimin e radhës në Moskë dhe ky e fundit nuk e përjashtoi si mundësi.
Komente
