Alban Ramosaj

VIP & Spektakël

Alban Ramosaj prek me fjalët për të atin

28 Maj 2018, 10:13| Përditesimi: 28 Maj 2018, 11:45

  • Share

Ramosaj i ftuar dje në emisionin 'Thumb' ka treguar për mungesën e të atit në jetën e tij. Ai është shprehur që edhe pse ai nuk është afër tij fizikisht e ndjen shumë afër zemrës.

Komunikoj me babin, jam njeri shpirtëror, besoj tek energjia. Nuk lutem por e kam të gjithën në mendjen time. E kam gjatë gjithë kohës në mendje, në momentet kulminante të jetës sime. Them a është krenar për mua? Mesa e kam njohur dhe nga çfarë më flet mami besoj se do të ndihej krenar”

Alban Ramosaj

E sigurisht nuk mund të linte pa përmendur mamanë e tij, për të cilën është shprehur se është një luaneshë dhe gjithmonë është kujdesur për ta dhe i ka mbrojtur dhe i është shumë mirënjohës për këtë.

Kam një mama shumë luaneshë. Kur babai im ndërroi jetë mami ka zënë at boshllëkun dhe ngaqë isha i vogël nuk dija si të merrja rolin e burrit të shtëpisë në një situatë të atillë. Tani e ndjej por jo si detyrë por si një gjë që më vjen natyrshëm mbrojtja”

Alban Ramosaj

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: