Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik Albana Fico është emëruar drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit, pasi ky i fundit u zgjodh si drejtor i Përgjithshëm në RTSH. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vëned.
'Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta'- njofton ministrja e Shëndetësisë.
Kush është Albana Fico
Albana Fico është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986, me rezultate të shkëlqyera. Dr. Fico ka kryer specializime pasuniversitare për Mjekësi Interne, Pulmologji dhe Kujdes Kritik. Dr. Fico aktualisht jep mësim edhe në Departamentin e Shkencave Eksperimentale dhe Biomjekësore, Fakulteti i Mjekësisë, UMT. Dr. Fico ka shërbyer edhe si Zv.Drejtor i Përgjithshëm i QSUT “Nënë Tereza”, ndërsa aktualisht mbante postin e drejtoreshës së Insitutit të Shëndetit Publik.
Fico është autore e disa librave, artikujve të botuar dhe ka prezantuar punime shkencore si në forume kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare si: “Mbështetje për oksigjenimin e membranës ekstrakorporale për astmatikën e statusit akut të rëndë kërcënues për jetën”, “Rezultatet e testit të tuberkulinës në Shqipëri” etj. Dr. Fico është fituese i “Medaljes së Artë”, Shqipëri; Çmimi i Ekselencës së Fakultetit 2005, 2006, Instituti Sanford Broën, Nju Jork, SHBA; Çmimi Vjetor AMT 2005 nga (American Medical Technologists), SHBA.
Ka permbushur detyrat e ngarkuar nga komiteti qendror me sukses
Përgjigju