TIRANË- Artistët kanë dalë në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK. Të shumta kanë qenë reagimet e artistëve të cilët vlerësojnë punën që kryebashkiaku Veliaj ka bërë për Tiranën.
Moderatorja e njohur Albana Osmani shkruan se sot zgjedh të mbështesë Veliajn jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit.
"Si një qytetare e ndërgjegjshme dhe e paanshme politikisht, e cila nuk ka ndërtuar kurrë karrierën mbi interesat e politikës, qëndrimi im sot nuk buron nga përfitimi apo aleanca, por nga një parim thelbësor: drejtësia dhe integriteti nuk duhet të maten me impulsin e turmave, por me faktet dhe të vërtetën.
Në këtë moment kritik, kur debati publik është mbushur me emocione të ndezura, pyetja e vërtetë nuk është thjesht mbi personin apo akuzën, por mbi mënyrën se si ne, si shoqëri, qasemi këtyre sfidave. A po kërkojmë vërtet drejtësi apo po shijojmë një spektakël të rrëzimit të një figure publike?
Unë nuk i përkas asnjë force politike, nuk kam kërkuar e as përfituar ndonjë favor. Sot zgjedh të mbështes Lalin jo si një akt besnikërie personale, por si një deklaratë të parimeve: deri në momentin që drejtësia flet, njeriu vlerësohet për punën dhe kontributin e tij, jo për perceptimet apo klimën politike të çastit. Në një demokraci funksionale, gjyqi moral nuk mund të jetë më i shpejtë se ai ligjor. Nëse ka gabuar atëherë do të përgjigjet. Por deri atëherë, ndershmëria intelektuale na detyron të pranojmë se asnjë njeri nuk mund të shpallet fajtor pa një proces të drejtë. Dhe për këtë arsye, sot unë zgjedh të qëndroj me Lalin e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit. jo si akt sfide, por si një dëshmi e besimit tim në një shoqëri që kërkon të vërtetën mbi pasionin e momentit", shkruan Osmani.
Një reagim ka pasur edhe nga balerini i njohur Ilir Shaqiri e Klea Huta të cilët shkruajnë se Veliaj transformoi qytetin e Tiranës.
“E transformove Tiranën nga një hale në kryeqytet. Never give up Lal”, shkruan Shaqiri.
"I ke dhënë mbështetje dhe hapësirë të gjithëve, për ta bërë Tiranën një vend më të mirë", shkruan Klea Huta.
Përpos transformimit të kryeqytetit, këngëtari Ardit Çuni shkruan se Veliaj ka mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet.
Artan Imami
Aktori i njohur Artan Imami ka shprehur mbështetjen e tij për kryebashkiakun Erion Veliaj, duke e cilësuar si një lider që ka transformuar kryeqytetin dhe e ka vendosur në hartën europiane.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Imami ndau reflektimet e tij në ditëlindjen e Tiranës, e cila përkon edhe me ditëlindjen e tij personale, duke theksuar se çdo vit qyteti ka gjithnjë e më shumë arsye për të festuar. Imami nënvizon se artistët, as në ëndrrat më të mira nuk do e kishin menduar që dyert e Bashkisë do të ishin dyert e shtëpisë sonë.
Postimi i plotë:
11 shkurti është ditëlindja e Tiranës e rastësisht edhe e imja personale. Me këtë rast sot më erdhi një ftesë nga Bashkia që të jem i pranishëm në ceremoninë festive që do mbahet në Pallatin e Brigadave.
Bile organizatorët kishin menduar e më kishin nderuar që edhe unë të thosha timen me këtë rast.
Duke lexuar ftesën, që më gjeti për arsye pune në Romë (Itali), i shtova monologut tim, nxitur e nisur nga ngjarja e djeshme, edhe mendimin se në këtë festë nuk do të mund të dëgjoja dhe duartrokisja fjalimin e Qytetarit të Parë të kryeqytetit, mikut tim dhe tonin, Z. Erion Veliaj!
Që Tirana, në çdo vit që kalon, ka më shumë arsye për të festuar, kjo edhe në sajë të punës këmbëngulëse, ndërtuese, frymëzuese pozitive të Kryetarit të Bashkisë.
Nëse Tirana sot është vendosur në hartën europiane e nëse ajo popullohet çdo vit e më shumë nga miliona turistë, padyshim një meritë të pazëvendësueshme ka ekipi i Bashkisë e Kryetari i saj!
Unë, si pjesë e mijëra të tjerëve në fushën e artit e kulturës, as në ëndrrat tona më të mira nuk do e kishim menduar që dyert e Bashkisë do të ishin dyert e shtëpisë sonë.
Vetëm për këtë e sigurisht jo vetëm, i them Kryetarit, faleminderit! Gëzuar Festën!
Dy këngëtare të njohura të skenës shqiptare, Jonida Maliqi dhe Anxhela Peristeri, kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për kryebashkiakun Erion Veliaj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Jonida Maliqi, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë për Veliajn: "Forca Lali, të kemi xhan!", shkruan ajo.
Ndërsa, Anxhela Peristeri, e njohur për sukseset e shumta në muzikë, ka shprehur vlerësimin e saj për punën e kryebashkiakut.
"Qëndro i fortë Lali. Ne që të njohim vërtet, e dimë çfarë njeriu je dhe sa ke bërë për Tiranën", shkruan ajo.
Moderatorja e njohur Ilnisa Agolli ka shprehur mbështetjen e saj për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një mesazhi publik.
Në një postim në rrjetet sociale, Agolli ka shkruar "Stay strong" (Qëndro i fortë)
Agolli, e njohur për aktivizmin dhe angazhimin e saj mediatik, i bashkohet kështu figurave të tjera publike që kanë shprehur solidaritetin e tyre me kryebashkiakun.
Këngëtari dhe producenti i njohur Ardit Çuni ka dalë në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një mesazh në rrjete sociale, Çuni shprehet se Veliaj në këto 10 vite ke transformuar Tiranën në një qytet më të bukur, më modern dhe më të gjallë. Ai thekson se Veliaj ka mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet.
“Lali në këto 10 vite ke transformuar Tiranën në një qytet më të bukur, më modern dhe më të gjallë. Ke mbështetur artistët, të rinjtë dhe çdo nismë që ka sjellë pozitivitet në këtë qytet. Qëndro i fortë, sepse e vërteta gjithmonë del në dritë. Ke mbështetjen e gjithë atyre që e duan Tiranën dhe që e vlerësojnë punën tënde”, thekson Ardit Çuni.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Klea Huta shpreh mbështetjen ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky i fundit e ka kthyer Tiranën në një vend më të mirë.
"Forca Lali, ke mbështetur te madh e të vogël dhe ke bërë për këtë vend më shumë se kushdo. I ke dhënë mbështetje dhe hapësirë të gjithëve, për ta bërë Tiranën një vend më të mirë", shkruan Klea Huta.
Balerini i njohur Ilir Shaqiri që punon dhe jeton në Itali ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Erion Veliaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shaqiri I kërkon kryebashkiakut Veliaj që të mos dorëzohet, pasi e ka transformuar Tiranën.
“E transformove Tiranën nga një hale në kryeqytet. Never give up Lal”, shkruan Shaqiri.
Po me paret dhe vilat e ndertuara si I behet? Po me ate pallatin gjigand qe po ndertohet ne Durres ku dolen paret??? Te gjithe keta qe e mbrojne kane perfituar prej Veliut..prandaj nuk lene te vendos drejtesia?!?!
PërgjigjuTE GJITHE KETA ARTISTE,,KANE MARRE LEKE NGA VELIAJ,, NGA PARATE E VJEDHURA TE INCENERATORIT,,,,,PAGUAJME ARTISTE KOT KUR TIRANA NUK DI KU TE CONE PLEHRAT E SAJ...SEPSE NA VJEDH VELIAJ ME RAMEN...
PërgjigjuRROSPIA ILNISA QE LA NAM NE BIG BROTHER MBESHTET VELIAJN.,,,,VETEM PUTANAT E MBESHTESIN PS..... .
PërgjigjuTurp per spakun nuk futi ne burg ata qe vrane ne 21 janar ne gerdecqe ka ardita shtepi e vila ne gjithe botenpasuri me fazllicin turp per faqe te zese cbehet u metakosen per fustane breke na vjen per te vjelle
PërgjigjuShkoni more zorraxhinj artiste medioker qe lepiheni per kocka dhe copat e dhjamit qe ju ka dhene Veliaj. 860 mije euro blerje online o te paafte, kush nga ju apo nga partneret tuaj i ka bere? 2 dasma ne dy keshtjella me pensionin e mamase. Sa merr nje pensionist per te kursyer kaq? Lalin dhe te tjeret i groposi lakmia, babezia dhe arroganca. Se kam me Lalin por me te gjithe ata si Lali dhe ju gaztoret e oborrit.
PërgjigjuO Real i Brakës së Saliut, me siguri ti je një grumbull plehrash qe nuk njeh jo më kulturë e njerëz të mirë, por më vjen era e qelbur edhe këtu në Amerikë nga gjuha jote prej gjarpëri.Të siguroj se ke të ardhmen.
Nuk jam artist por bashkohem me te duke uruar qe te shtohen e bashkohen ne mbrojtje te keyetarit qe zbukuroi Tiranen dhe e pastroi nga mbetjet e Sb me kompaniVetem artistet dhe ata qe vine nga jashte e kuptojne ndryshimin ,se po te jete per ata qe kane qene aty e duan si me pare e duan te ishte ashtu, ndersa keta qe kane ardhur pjesa me e madhe kane sjejje me vete zhulin nga vine E ta besh Tiranen si eshte sigurisht qe nje pjese u veiten syte e Erjoni ka bere armiq per veten e ti Ne ka shkelur ligjet te pergjigjet ,por te futet ne burg pa u vertetuar fajsia, nuk eshte demokraci e eshte te bashkohesh me korin e atyre qe rrine rrugeve ose Japan opinione dine vetem nje fjaleKETA VJEDHIN duke i dhene status Kjo nuk eshte drejtesia qe duam
Përgjigju