Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), deputetja Albana Vokshi ngriti alarmin për situatën dramatike, sipas saj, në Shqipëri.
Sipas Vokshit, korrupsioni sistemik, pastrimi i parave nga trafiku i drogës, abuzimi me kontratat PPP dhe një gjyqësor i dobët kanë shndërruar Shqipërinë në një mjedis ku investimet e huaja pengohen, ndërsa bizneset përballen me presione nga administrata dhe grupet kriminale.
“Titujt ndërkombëtarë tregojnë qartë bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar. Shqipëria është kthyer në një problem europian e më gjerë,” deklaroi Vokshi.
Ajo paralajmëroi se pa veprime të forta, vendi rrezikon trazira sociale, përplasje mes klaneve, emigrim masiv dhe eksport të pasigurisë në Europë.
"Do të flas mbi raportet ndërkombëtare në lidhje me situatën në Shqipëri:
Vetëm pak ditë më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA publikoi raportin e vitit 2025 për klimën e biznesit në Shqipëri. Gjetjet e raportit janë alarmante: Shqipëria mbetet e goditur nga korrupsioni sistemik dhe nga një fluks i madh fondesh të paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, që shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e huaja.
Korrupsioni në prokurime, përdorimi abuziv i kontratave PPP, pasiguria e të drejtave të pronësisë dhe një gjyqësor i dobët kanë krijuar një mjedis ku bizneset përballen me presione nga administrata publike por edhe nga grupet kriminale.
Nëse vizitoni Tiranën, apo Vlorën, apo Durrësin, Sarandën dhe Himarën, do të shihni resorte luksoze dhe kulla të larta në vend të lagjeve historike, teatrove dhe stadiumeve. Duken moderne, të këndshme, por mbi 40 mijë apartamente janë bosh. Çmimet nga 3 mijë, 5 mijë deri në 10 mijë euro për metër katror tregojnë të vërtetën: këto kulla nuk janë për shqiptarët, por janë mjete për pastrimin e parave të pista.
Titujt ndërkombëtarë e konfirmojnë këtë. Gazeta Caras y Caretas në Uruguaj raportoi së fundi për shkatërrimin e një klani të fuqishëm shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, duke pastruar miliarda përmes ndërtimit dhe madje duke ndikuar edhe në çmimet e drogës në tregun ndërkombëtar. Ajo që është shqetësuese është bashkëpunimi i qeverisë dhe institucioneve shtetërore me krimin e organizuar, duke e shndërruar problemin e Shqipërisë në një problem europian e më gjerë.
Europa nuk mund të përballojë që të ketë një strehë të sigurt për krimin e organizuar. Pa veprime vendimtare, Shqipëria rrezikon trazira sociale, përplasje të dhunshme mes klaneve, emigrim masiv dhe eksport të pasigurisë në gjithë Europën.
Prandaj, i bëj thirrje kësaj Asambleje të dërgojë një mesazh të qartë dhe të fortë: korrupsioni, pastrimi i parave, mbytja e medias dhe manipulimi zgjedhor nuk do të tolerohen.
Dhe ju nxis të përdorni çdo instrument të mundshëm për ta detyruar qeverinë shqiptare të luftojë krimin e organizuar dhe të mbrojë demokracinë", tha ajo.
Komente

Ana 100 % dakord me ju.
Përgjigjuskandal eshte te shash vendin tend, por nga ana tjeter ca ka mbetur per te zmbrapsur kete korrupsion dhe shkaterrim me beton qe i eshte bere e nuk ka te ndalur ne vendin tone i cili vertet nuk eshte me per ne. Se shpejti nuk do kemi ku te bejme me pushime, qe tani eshte bere e pamundur me keto cmime, por te rinjte sidomos e kane e do e kene edhe me te pamundur te nisin jeten me kete shtrenjtesi te cmendur te apartamenteve. Qeveria ne vend qe te marri masa per ta ndalur kete gje si vende te tjera perendimore me ne krye Gjermanine, e nxit cdo dite me shume. Veliaj me pare e Rama tani krenohen sesi do shumefishohen me tej cmimet e apartamenteve. Te gjithe e dime mire qe qeveritaret tane te korruptuar mendojne vetem ate cka i behet mire xhepave te tyre pasi dihet qe posedojne dhjetra prona vete, ndersa populli i thjeshte te vazhdoje te marri rruget jashte per ti dhene dum jetes.
PërgjigjuDhe dicka nuk e di e din pushtetaret kete rrezik apo jo apo shikojn vetem te vjedhin dhe nuk mendojn per te ardhmen e kombit ton,ne qofte se kan zemer shqiptari duhet te gjejn nje zgjidhje nepermjet kredive te buta ose kredi pa perqindje per ti dhen mundesin cdo shtrese te popullsis te behet zot ne shtepin e vet,se ndryshe do jemi yzmeqar ne shtepin e vet (do punjm pastruse te polakt dhe ukrainasit per nje cop buke)
Ana deri diku ke te drejt,por cmimet e banesave dhe apartamenteve jan rreth 50 % me lir se BE ku ne do hyjm.me keto cmime te shtepive per disa muaj do na perpijn bleresit gjerman ,austriak,holandes,….prandaj po na i blejn akoma lir polaket ceket ukrainasit…..jan akoma lir ne nje vend te bukur nga natyra me det e alpe
Skan faj kta por ata injorant qe i votojn
PërgjigjuSado m. te jete vendi yne, është yni dhe nuk shahet jashte kufijve. Mallkimet e Zotit rencin mbi ty dhe te sojit tend, brez pas brezi, per vjedhjet qe i keni bere vendit qe ju ka bere multimilionere! Ptu, fare e keqe.
Përgjigju