Albana Vokshi

Politikë

Albana Vokshi nxin Shqipërinë në Bruksel: Rrezikon gjithë Europën, nuk ju duhet një vend si Shqipëria

3 Tetor, 18:23| Përditesimi: 3 Tetor, 18:27

  • Share

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE), deputetja Albana Vokshi ngriti alarmin për situatën dramatike, sipas saj, në Shqipëri.

Sipas Vokshit, korrupsioni sistemik, pastrimi i parave nga trafiku i drogës, abuzimi me kontratat PPP dhe një gjyqësor i dobët kanë shndërruar Shqipërinë në një mjedis ku investimet e huaja pengohen, ndërsa bizneset përballen me presione nga administrata dhe grupet kriminale.

“Titujt ndërkombëtarë tregojnë qartë bashkëpunimin e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar. Shqipëria është kthyer në një problem europian e më gjerë,” deklaroi Vokshi.

Ajo paralajmëroi se pa veprime të forta, vendi rrezikon trazira sociale, përplasje mes klaneve, emigrim masiv dhe eksport të pasigurisë në Europë.

"Do të flas mbi raportet ndërkombëtare në lidhje me situatën në Shqipëri:

Vetëm pak ditë më parë, Departamenti i Shtetit i SHBA publikoi raportin e vitit 2025 për klimën e biznesit në Shqipëri. Gjetjet e raportit janë alarmante: Shqipëria mbetet e goditur nga korrupsioni sistemik dhe nga një fluks i madh fondesh të paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, që shtrembërojnë konkurrencën dhe pengojnë investimet e huaja.

Korrupsioni në prokurime, përdorimi abuziv i kontratave PPP, pasiguria e të drejtave të pronësisë dhe një gjyqësor i dobët kanë krijuar një mjedis ku bizneset përballen me presione nga administrata publike por edhe nga grupet kriminale.

Nëse vizitoni Tiranën, apo Vlorën, apo Durrësin, Sarandën dhe Himarën, do të shihni resorte luksoze dhe kulla të larta në vend të lagjeve historike, teatrove dhe stadiumeve. Duken moderne, të këndshme, por mbi 40 mijë apartamente janë bosh. Çmimet nga 3 mijë, 5 mijë deri në 10 mijë euro për metër katror tregojnë të vërtetën: këto kulla nuk janë për shqiptarët, por janë mjete për pastrimin e parave të pista.

Titujt ndërkombëtarë e konfirmojnë këtë. Gazeta Caras y Caretas në Uruguaj raportoi së fundi për shkatërrimin e një klani të fuqishëm shqiptar që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës, duke pastruar miliarda përmes ndërtimit dhe madje duke ndikuar edhe në çmimet e drogës në tregun ndërkombëtar. Ajo që është shqetësuese është bashkëpunimi i qeverisë dhe institucioneve shtetërore me krimin e organizuar, duke e shndërruar problemin e Shqipërisë në një problem europian e më gjerë.

Europa nuk mund të përballojë që të ketë një strehë të sigurt për krimin e organizuar. Pa veprime vendimtare, Shqipëria rrezikon trazira sociale, përplasje të dhunshme mes klaneve, emigrim masiv dhe eksport të pasigurisë në gjithë Europën.

Prandaj, i bëj thirrje kësaj Asambleje të dërgojë një mesazh të qartë dhe të fortë: korrupsioni, pastrimi i parave, mbytja e medias dhe manipulimi zgjedhor nuk do të tolerohen.

Dhe ju nxis të përdorni çdo instrument të mundshëm për ta detyruar qeverinë shqiptare të luftojë krimin e organizuar dhe të mbrojë demokracinë", tha ajo.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Reg: 03/10/2025 19:33

    Skan faj kta por ata injorant qe i votojn

    Përgjigju
  • B"3: 03/10/2025 19:08

    Sado m. te jete vendi yne, është yni dhe nuk shahet jashte kufijve. Mallkimet e Zotit rencin mbi ty dhe te sojit tend, brez pas brezi, per vjedhjet qe i keni bere vendit qe ju ka bere multimilionere! Ptu, fare e keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?