TIRANË- Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka paditur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ogerta Manastirliun, pasi sipas saj ka shkelur Kodi zgjedhor.
Vokshi shprehet se Manastiliu ka hapur 2 zyra elektorale shumë pranë qendrave të votimit, edhe pse është e ndaluar me ligj. Bëhet fjalë për zyrën te shkolla “Jeronim de Rada" dhe Kopshti 3, sipas së cilës janë shumë pranë qendrës së votimit të njësisë 9.
Ajo i ka bërë thirrje KQZ-së që të verifikojë këtë shkelje dhe të urdhërojë mbylljen e zyrave.
“Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit”- thotë Albana Vokshi para zyrës elektorale me qepena të ulur të PS. I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra.”- tha Albana Vokshi.