Albana Vokshi

Kronikë

Albana Vokshi paditet për shpifje nga koncesionari i Check Up, deputetja e PD nuk paraqitet në seancën e pajtimit

30 Janar, 11:48| Përditesimi: 30 Janar, 11:55

  • Share

Albana Vokshi, e cila ka qenë kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për sterilizimin dhe Check Up, është paditur për shpifje nga koncesionari i Check Up. Vokshi nuk u paraqit në seancën e parë gjyqësore, ku palëve u jepet mundësia ta zgjidhin çështjen me pajtim.

Deputetja e PD-së u padit në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi nga shoqëria “3P Life Logistic” e Vilma Nushit, pas akuzave se kompanitë e saj kishin fituar qindra miliona euro përfshirë atë të Check Up, që po hetohet nga SPAK.

Megjithatë, koncesionari pohon se, për një periudhë 10-vjeçare, vlera e projektit ka qenë 63 milionë euro në total, dhe jo 130 milionë euro, siç ka akuzuar Vokshi. Seanca e radhës është caktuar për datën 11 në orën 10:00.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tarras Lala: 30/01/2025 14:18

    Albana Vokshi gruaja me fytyr Burri tē shēmtuar thithlopa kryehajdutja sēbashku me Suden Balonēn Tabake jan mashtruse e gēnjeshtare ordinere.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?