Politikë

Albana Vokshi tjetër padi në SPAK për Ogerta Manastirliun: Po jep legalizime në shkëmbim të votës

12 Prill 2021, 14:28| Përditesimi: 12 Prill 2021, 15:00

  • Share

Kandidatja demokrate për deputete, Albana Vokshi ka paditur sot në SPAK Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun, duke e akuzuar se po jep legalizime në këmbim të votës në njësinë numër 9 në Tiranë, ku të dyja ato kandidojnë për deputete. Në një deklaratë për mediat, Vokshi akuzoi edhe drejtuesin e Zyrës së Kadastrës, Artan Lamen, se është vënë "në shërbim të këtij krimi elektoral".

“Ogerta Manastirliu, Artan Lame, drejtues të zyrës së Kadastrës, janë vënë në shërbim të këtij krimi elektoral dhe korrupsioni zgjedhor. Askush nga këta që trajtojnë si leckë qytetarin për t’i blerë votën me legalizimin që u takon, nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Kur Ogerta Manstirliu apo çdokush tjetër nga ky pushtet i kalbur prej korrupsionit ju troket në derë për t’ju shitur si nder diçka që ju takon me ligj, në këmbim të votës, ju duhet ta dini se në derë po ju troket dështimi për herë të tretë. Ajo që duhet të bëjmë është të mos ia hapim derën dështimit. Braktiseni këtë pushtet të korruptuar, jo njerëzor, siç ju kanë braktisur keta për 8 vjet me radhë! Ndëshkojeni me votë! Këta duhet t’i çojmë në shtëpi në 25 prill dhe të hapim rrugën për t’i çuar para drejtësisë për çdo qindarkë që na kanë vjedhur", theksoi Albana Vokshi.

Ndërkohë, vetëm disa ditë më parë, Vokshi paditi në SPAK kryeministrin Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe deputetin socialist Ulsi Manja për atë që e cilësoi si asfalt elektoral, po në njësinë nr.9.

Vokshi tha se është hedhur asfalt elektoral, duke mbyllur kanalizimet dhe duke rrezikuar përmbytjen e shtëpive dhe të rrugëve, ndërsa theksoi se Kodi Zgjedhor i ndalon punime të tilla gjatë fushatës dhe për këtë arsye, ato kryhen pa tabela dhe natën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anomas: 12/04/2021 17:57

    Kur del kjo baxhella e ben moral, kjo hajdutja qe vidhte votat si ne harados, kjo ordinerja qe ska respekt askush...vetem femer nuk edhte kjo...

    Përgjigju
  • raul: 12/04/2021 15:57

    O Albana Vokshi po ik mo tashti se je bere gerdalle fare , nuk shihesh me per femer, je bere si Flutura Acka gerdalla e Elbasanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?