Këtë mesjavë Teatri Eksperimental kthehet në një pistë vallëzimi me shfaqjen “I listen you see”…
Multiartisi tunizian Hamdi Dridi në 50 minuta përfshin publikun në një rrëfim sublim të lëvizjes së punëtorëve përmes gjuhës së trupit.... Është një nga të ftuarit e Albania Dance Meeting Festival në këtë edicion të 18-të.
I vendos në lupën e artit gjestet e thjeshta të punëtorit, koreografi tunizian. Përsërit mekanizmat rutinë duke nisur prej punës së një skele në konstruksion… Lëvizjet i kthen në akte, pastaj krijon ritëm përmes përsëritjeve, pauzave, dhe efekteve zanore…
E ka thurur vetë këtë shfaqje për hir të punëtorit tunizian, nga koncepti te koreografia e muzika… Në interpretimin e gjesteve të tre punëtorëve, i bashkohen në rol dy balerinët Houcem Bouakroucha dhe Feteh Khiari Light...
Albania Dance Meeting Festival vijon me të tjera shfaqje dhe trupa vendase e të huaja deri në 15 nëntor…