Aktori i njohur i humorit si asnjëherë tjetër u ka bërë një ftesë publike të gjitha vajzave që e ndjekin në rrjetet sociale dhe duan të kalojnë pushimet me të. Ai ka postuar një video në profilin e tij në “Tik Tok” ku shihet në breg të detit por e gjithë vëmendja ka rënë tek ftesa që ai i ka bërë të gjitha vajzave që dëshirojnë të kalojnë pushimet pranë tij. Bogdo shkruan se çdo vajzë mund ta shoqërojë gjatë fundjavës, por duhet të paguajë para sipas tij për kënaqësinë e të ndenjurit me të.
“Kush t dojë( gocë, kuptohet), unë këtu jam gjithë fundjavën. Të gjitha të paguara, përveç 700€ që do paguajë për kënaqësinë e të ndenjurit me mua”, shkruan ai.
Reagimet e ndjekësve të tij kanë qenë të shumta duke komentuar, ku disa prej tyre kanë qeshur dhe disa të tjerë kanë komentuar ndryshimin në pamjen e aktorit të humorit. Së fundmi, Albano ka prerë flokët kaçurrela me të cilat e kemi parë gjithmonë duke u shfaqur tullac në publik.
Kujtojmë se një vit më parë Albano ka rrëfyer për jetën e tij private dhe statusin e tij. Në një intervistë ai ka zbuluar disa momente nga jeta dhe tregoi historinë e njohjes me me partneren e tij të atëhershme, Jonida Sanço, eksperten në komunikim dhe marketing.
“Partneren time ma prezantoi motra e saj, e cila ishte shoqja ime e ngushtë. Ajo, duke ditur shijet e mia për vajzat, më prezantoi motrën, të cilën e propozova më vonë”- tha ai.
Por vetëm 6 muaj pasi ai i propozoi për martesë, historia për të cilën ai foli për herë të parë publikisht përfundoi. Më pas ai fshiu dhe fotot me të nga rrjetet sociale.