Albërije Hadërgjonaj reagon për trekëndëshin Donald-Beatrix-Bora: Viktima të produksionit

8 Dhjetor 2021, 02:15| Përditesimi: 8 Dhjetor 2021, 02:16

  • Share

Tezja e Beatrix, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonj ka folur rreth situatës aktuale në BBV. Sipas Hadërgjonaj, produksioni po shfrytëzon dashurinë që ka lindur mes dy banorëve për shikueshmëri.

Në një intervistë për ‘Kryefjala’, Albërija shprehet se “aty po humbasin vlerat artistike si Fifi, Ariola, Donaldi e së fundi Beatrix dhe më vjen shumë keq”. Ajo thekson se “Trixa është vajzë naive dhe beson verbërisht te dashuria” dhe beson se është e sinqertë në çfarë thotë. E pyetur për trekëndëshin Donald-Bora-Trixa, thotë:

“Është shumë normale që të dy të rinj të dashurohen. Beatrixa nuk ka qenë shoqe e Borës dhe s’i detyrohet asgjë. Shto këtu faktin që Bora dhe Donaldi ishin të ndarë prej 8 muajsh dhe mesa kuptoj, e gjithë kjo u bë për shoë dhe viktimë e gjithë kësaj është Donaldi dhe Beatrix. Produksioni duhet të kishte vënë në dijeni Donaldin që Bora ka pranuar dhuratën e tij dhe e mbante, por bënë të kundërtën: futën Meridianin për t’i dhënë informacione që jashtë ti nuk e di se çfarë bëhet. Mbase jam gabim, po unë si publik kështu e perceptoj.”

Albëria shton gjithashtu se është i padrejtë cënimi i imazhit i banorëve në BBV.

“Atyre po u bëhet një gjyq publik nga njerëz që s’kanë asnjë të drejtë të japin, as marrin nga dy njerëz që pëlqehen. Produksioni, pas daljes së Fifit, u duheshin këta të dy për shikueshmëri. Ata po e bastardojnë dhe po dëmtojnë imazhin e të treve dhe më vjen keq! Boll më se janë tre familje të cenuara moralisht.”

Ajo thotë se “kemi menduar që po futet në një progam si ‘Big Brother VIP’, ku figurave publike i mbrohet karriera, por shoh që nuk dalin dot nga formati i ‘Për’Puthen’ kur për disa shikime kanë shkelur mbi çdo parim”.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Brraka: 08/12/2021 05:44

    Po aman kush japin mend aty???? Arben hajdari çuni i Čim Hajdarit (jevg) dhe i pa shkolle, Dalina (ish gruaja e Sokol Balles qe u kap duke i rene me dore) dhe tashme e Anlistit miush Andi Bushatit dhe Albana Osmani qe nderkohe ishte e martuar e me burre ne shtrat, shkerdhehej me kete pallen qe eshte me i vogel Grishaj. Pra qe te te tre keta persona qe i gjykoj e veprimet e Dinaldit dhe Trixes jane ku therret qeameti per vehte. Por si thone asaj shorehjes - “Bej sic them une e mos bej sic bej une”, me pak fjale pune shqiptaresh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?