Albi Jakova ka lindur dhe është rritur në Orlando, Florida, por babai, nëna, vëllezërit dhe motrat e tij janë të gjithë nga Durrësi dhe Tirana. Pasi babai i tij shërbeu një tur në marinën shqiptare, ai emigroi me familjen e tij në Amerikë në vitin 1990. Gjatë shkollës së mesme, Albi mori pjesë në një kurs trajnimi për oficerët rezervë të rinj të marinës, gjë që solli ambicien e tij për t'ju bashkuar Marinës së Shteteve të Bashkuara. Ai tani po shërben në bordin e anijes së tij të parë, USS Harry S Truman, e cila u dislokua në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së javën e kaluar, përfshirë edhe Shqipërinë. Ne patëm rastin të bisedonim me rreshterin Jakova, i cili flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe ishte jashtëzakonisht i emocionuar për mundësinë për të takuar dikë që fliste shqip përtej familjes së tij. Mirë se erdhe në shtëpi, Albi!
Albi Jakova dhe dy prinderit e tij ne fillim te studimeve ne Marinen SHBA
Drejt Punës
Albi Jakova, djali durrsak që i bashkohet Marinës së SHBA
Nga një familje me origjinë nga Durrësi dhe Tirana në Marinën e Shteteve të Bashkuara. Ambasada amerikane prezanton me krenari shqiptarin Albi Jakova
Redaksia