Albi Nako

Albi Nako: 5 veta kanë bërë marrëveshje, kuptohen me sy, ja çfarë do bëj nëse hyj sërish në BBV

29 Shkurt, 21:36| Përditesimi: 29 Shkurt, 21:43

  • Share

Albi Nako ka folur sërish rreth eksperiencës së tij në Big Brother VIP3 që nuk zgjati shumë. I pyetur se pse nuk iu përgjigj pritshmërive të publikut që e njihte si person që provokonte nëpër panele dhe ngjallte debate, Albi tha se ndaj tij kishte strategji nga banorë të caktuar për ta injoruar.

“Sa herë e kam ngritur zërin në atë shtëpi duke thënë rolin e Ilnisës me Merin dhe rolin e Ilnisës me Meritoni. Aty janë pesë veta që kanë bërë një marrëveshje me sy ose mund ta kenë bërë edhe më përpara që “topin“ do ta kemi neve dhe do t´ia gjuajmë kujt të duam. Unë e kam vërtetuar edhe kur kam dalë nga shtëpia këtë gjë sepse kam dëgjuar një moment Gazin që i thoshte Julit mos e zgjo nga gjumi këtë që do të thotë mos i jep vëmendje. Unë i shikoja këto gjëra dhe vetë kur ti mundohesh të hedhësh diçka apo të provokosh dhe ata të injorojnë”- tha Albi Nako.

Ndërsa pasi u pyet se çfarë do të bënte nëse do t’i jepej mundësia të rikthehej në Big Brother VIP, Albi komentoi:

"Nëse mua do më jepej mundësia të rifutem në Big Brother tani do të them: “Tani nuk fillon loja“. Nëse e mbani mend kur dola thashë: “Tani fillon loja“ ndërsa tani do them: “Tani nuk fillon loja“.- ka thënë Albi Nako.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?