VIP & Spektakël

Albi Nako thumbon femrat shqiptare: Vasha 'trutrasha', vlerësojnë markat e xhipit dhe togëzat e rripit (Foto)

27 Mars 2019, 12:32| Përditesimi: 27 Mars 2019, 12:42

  • Share

Koreografi Albi Nako është bërë aktiv në rrjetet sociale kohët e fundit ndryshe nga sa jemi mësuar t'a shikojmë më parë. Këtë herë kanë spikatur fotot provokuese si dhe shprehje me një përmbajtje ngacmuese.

Në postimin e fundit Albi e ka një kunjë me vajzat e sotme të cilat i dedikojnë përkushtim pamjes së jashtme e trurin e lënë bosh. 

“Nëpër vendbanimet tona nuk ka libra dhe biblioteka, por në çdo lagje ka një palestër për mirëmbajtjen e trupit, sepse tek ne nuk është e turpshme të jesh “trutrashë” por truptrashë. Vashat tona nuk vlerësojnë djalin nëpërmjet asaj që ka në kokë e shpirt, por për nga marka e xhipit dhe nga togëza e rripit”, ka shkruar Albi në “Insta Story”.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?