Albin Kurti

Albin Kurti: Gjuha shqipe s’është zyrtare në RMV! BDI i tregon kushtetutën

18 Nëntor, 16:19| Përditesimi: 18 Nëntor, 16:25

  • Share

Albin Kurti ka bërë një deklaratë të fortë para mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se shqipja nuk është zyrtare e s’ka qenë kurrë.

“Nuk ka në Maqedoni të Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka patur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20%. Po ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por përdorimin e gjuhëve”,- tha Albin Kurti.

“Në Maqedoni të Veriut nuk mund të thuhet se ka qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka sepse kjo nuk është e vërtet”,- shtoi ai. 

Menjëherë pas kësaj deklarate, politikani i BDI-së, Kreshnik Bekteshi i është përgjigjur duke botuar nenin 1 të ligjit të përdorimit të gjuhën, ku theksohet në mënyrë eksplicite se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.

“Mos e korit veten me dezinformimin e vazalëve!!! Ja ku e ke ligjin o Albin Kurti”,- shkruan Bekteshi.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 18/11/2024 23:00

    Është mbushur kombi me horra që i votojnë qorrat. Mir e ke or Kurt kur të votojnë e s'të marrin me shqelma mor debil. Po mir e ke,s'je vetëm ke vëllaun nga Vucidoli të dy njëlloj jeni.

    Përgjigju
  • Kot: 18/11/2024 20:58

    Hale Ke qen ,tani po e tregon vetem.

    Përgjigju
  • nari: 18/11/2024 19:13

    o kurti ca ke mer daj qe e nxjerr Edi Ramen edhe Ali Ahmetin bllof ????????????????

    Përgjigju
  • albfire: 18/11/2024 18:58

    Avash, avash po e nexjerr koken edhe ky! Edhe sikur te jete e vertete, cfare m... nxjerr nga goja?! Apo keshtu e kemi ne, edhe shpirtin ja japim djallit per nje cike vemendje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?