Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka shprehur solidaritetin e tij dhe popullit të Kosovës me popullin dhe shtetin shqiptar.
Në faqen e tij në Facebook, Kuti shkruan se Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t'iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë.
"U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t'iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë."
Lajmi kryesor: