Albin Kurti dhe bashkëshortja në festivalin e Kanës

Kosova & Rajoni

Albin Kurti në Festivalin e Kanës, publikon foton me vajzën dhe gruan, politikania i nxjerr çmimin e fustanit të së bijës: Ka kushtuar 490 dollarë

16 Korrik 2021, 22:56| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 21:01

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi teksa ka qenë i pranishëm në Festivalin e filmit në Kanë, i cili zhvillohet çdo vit në Francë. 

Kurti shfaqet së bashku me vajzën dhe me gruan e tij në tapetin e kuq, ndërsa shkruan për filmin “Pa vend” nga Kosova, për të cilin tha se mori duartorkitje të gjata nga publiku në sallën Debssy në Cannes.

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin Dokufestnë Prizren,”- ka shkruar Kurti.

Por zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi ka vënë re një detaj tek veshja vajzës së kryeministrit, ku thotë se ka veshur një fustan që kushton 490 dollarë.

“Pedant, të veshur mirë, me rroba të dizajnuara fiks për shtati për trup të tyre; prapa skena glamoroze e Francës, e festivaleve e prestigjeve. Politikë e kthyer në qejfe personale. Se larg qoftë mos po mendon kryeministri për vendin e tij”, ka shkruar Kuçi.

Postimi i poltikanes Natyra Kuçit

Postimi i poltikanes Flutura Koçit

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?