Albin Kurti duke vendosur lule në varrin e Sami Frashërit

Albin Kurti në Stamboll, vendos lule tek varri i Sami Frashërit

2 Qershor, 14:50| Përditesimi: 2 Qershor, 15:01

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme në ditëlindjen e shkrimtarit të njohur shqiptar Sami Frashërit, në shenjë nderimi ka vendosur lule pranë varrit të tij në Stamboll.

“Dje, në ditëlindjen e Samiut, vizituam varrin e tij në Stamboll dhe vendosëm lule të freskëta, për ta kujtuar e nderuar atë. Para kësaj, në Ankara qëndruam në Qendrën Kulturore Shqiptare atje e cila përveçse mban emrin e tij, e nderon çdo ditë trashëgiminë e tij duke qenë vend që i bën bashkë shqiptarët e ku flitet e mësohet gjuha shqipe, ashtu siç na mësonte Samiu gjuhën përmes kombit, e kombin përmes gjuhës”, shkrouan Kurti në Facebook.

Kurti theksoi se shkrimtari ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe se nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar figurën e tij.

“Një mërgimtar i arrirë, që s’e harroi kurrë vendin e tij. Shembull për kombin, shembull për mërgatën dhe frymëzim për çdokënd.

Ideolog i shquar dhe dijetar i ndritur. Atdhetar, rilindas e mendimtar përparimtar. Nuk mund të përshkruhet mjaftueshëm me fjalë e të ketë aq epitete për ta bërë sa më të kuptueshme figurën e tij”, përfundon kryeministri.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?