Albin Kurti nga Mynihu: 'Mini-Shengeni' i pa projektuar për implementim, e kam të paqartë

15 Shkurt 2020, 09:55| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 10:00

  • Share

Gjatë takimit në tryezën e përbashkët të organizuar nga Konferencën e Sigurisë së Mynihut lidhur me çështjet e sigurisë në Ballkan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çështja e “Minishengenit” është e paqartë për të. Ai ka shtuar ndër të tjera se kjo marrëveshje është e pa projektuar për implementim.

 “Unë besoj se të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian. Unë nuk besoj se ekziston ndonjë mundësi tjetër”, është shprehur Kurti.

 “Nëse një apo dy shtete hyjnë para tjerave në BE, do të ketë edhe më shumë probleme. Njëjtë si në vitin 2004, kur dhjetë shtete hynë në BE në të njëjtën kohë. Ne duhet të punojmë, që të gjitha së bashku të hyjmë në BE. Kjo ideja e ‘Minishengenit’ nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë. Njëjtë sikur “Plani Marshall”, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një ‘Mini-Marshall Plan’ për shtetet e Ballkanit Perëndimor. " tha Kurti.

Ndërkohë teksa dëgjonte Kurtin që të fliste rreth "MiniShengenit", kryeministri Rama ka nënqeshur me ironi. Ndër të tjera Kurti ka kundërshtuar edhe një marrëveshje mes presidentëve për të ndryshuar kufijtë në mënyrë që të arrihet marrëveshja. Ai ka thënë se presidentët e shteteve duhet të qëndrojnë larg ëve.

"Gjëja e fundit, por edhe më e rëndësishmja, ne duhet të jemi të gatshëm për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i kemi parasysh tri parime për t’i shëruar plagët e planit të dështuar. Duhet ta përgatisim mirë, me parime të mira dialogun e ardhshëm në rajonin tonë, në veçanti atë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E para – s’ka marrëveshje pa dialog, e dyta – s’ka dialog me harta, dhe së treti – pa presidentë rretheve”, ka thënë kryeministri Kurti. Ai tutje ka thënë se pas 20 vjetësh ka ardhur koha që Serbia të çlirohet nga Kosova.

“Pothuajse të gjithë prej jush na ndihmuat që 20 vjet më parë Kosova të çlirohet nga Serbia. Tani mendoj e ka ardhur koha që të ndihmohet Serbia për t’u çliruar nga Kosova. Pra, pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, duhet të bëhet çlirimi i Serbisë nga Kosova”, ka thënë Kurti.

Kutjojmë se për "MiniShengenin" Albin Kurti ka reaguar edhe gjatë takimin tripalësh të liderave të Ballkanit Perëndimor në Ohër, ku kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka konsideruara si veprim të nxituar. Sipas Albin Kurtit, Shqipëria zyrtare duhej të priste deri në formimin  qeverisë së e re në Kosovë, e jo të nxitohej me takime  të tilla në Novi Sad e Ohër.

Ora 09:19
'Nuk e quaj takim pjesëmarrjen në tryezë...' Kurti: Vuçiçi u acaru për shkak të asaj që thashë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk e konsideron takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pjesëmarrjen e përbashkët në një tryezë në Mynih. Kurti tha se nuk është takuar me Vuçiqin.

“Unë nuk jam takuar me Vuçiçin. Kemi qenë në një tryezë të rrumbullakët, ku kanë qenë të ftuar të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti, pas pjesëmarrjes në një diskutim mbi mundësitë për Ballkanin Perëndimor.

Ky diskutim u zhvillua në tavolinën e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, i cili nisi punimet të premten në Mynih, me pjesëmarrjen e rreth 35 udhëheqësve të shteteve dhe qeverive.

I pyetur të komentojë debatin me dyer të mbyllura, për të cilin Vuçiç tha se ishte “i ashpër”, Kurti tha se nuk dëshiron të japë detaje, duke u kapur në rregullat e organizimit të panelit, që nuk lejojnë të bëhen publike pikëpamjet e pjesëmarrësve (Chatam House Rules).

Megjithatë, Kurti pranoi për "REL", se ka pasur tensione në tryezën e rrumbullakët.

“Ai (Vuçiq) ndjeu shumë presion për shkak të asaj që thashë. Pastaj pasoi reagimi i tij me nervozizëm”, tha Kurti për Radion Evropa e Lirë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 16/02/2020 11:54

    Do te ishte me e mira per Republiken e Kosoves dhe shqiptaret, te behet ajo qe thone perfaqesuesit tane,ne kete rast Albin Kurti. Por, duhet te mendojme thelle, cka thone e cka thone te tjeret,jo cka tham ne, per ne dhe shtetin e Kosoves!! Marreveshja ndershqiptare aktualisht,do te ishte me e domsodoshmje per kohen dhe ngjarjuet aktuale,Mos te merremi cka thame ne! Kush e tha nga ne, ku dolem e ku mbetem, me ate qe thame ne!Cka thane te tjeret per ne!Ata qe vendosin per ne dhe ate qe thame ne?!

    Përgjigju
  • Papi: 15/02/2020 17:20

    Rama qesh me ironi sepse nuk kupton ose zdon te kuptoje cdmth nje marrveshje...albini ka kerkuar dosjen e punes qe minishengeni ka prodhuar nga samiti i ohrit,novisadit,durrsit pergjigja ??!!! Asgje ne leter , ka kerkuar edhe punen qe eshte bere me qeverine hardinaj per bashkimin shqiptar pra ato propaganda me doren mbi shqipoje pergjigja ,rama qesh me ironi sepse ska prodhuar asgje ne leter morali... mbreti lakuriq

    Përgjigju
  • Arbëri: 15/02/2020 12:41

    Kam frik se Rama e ”shfrytëzoi termetin ” që të shes interesat e KOSOVËS për dhurat që do jap vuqiqi për Durrësin ! Dudharata do ipet nga Akademia e serbis për mes vuqiqit, sepse ASHS e konsiderojn Durrësin (Draq i serbis ) të vetin ... KJO ËSHTË TRADHËTI KOMBËTARE...!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?