Albin Kurti: Shumicën në Kuvend pa koalicion, me Serbinë hapim kapitull të ri

22 Shkurt 2021, 16:54| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 16:55

  • Share

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, u shpreh i bindur se qeveria e tij do të ketë votat e mjaftueshme në Kuvend pa pasur nevojë për një koalicion paszgjedhor. Deklaratat e tij Kurti i tha gjatë një interviste për Agjencinë Bullgare të Lajmeve (BTA).  

“Ne veçse e kemi bërë koalicionin para zgjedhjeve, dhe ky koalicion parazgjedhor të cilin e kemi krijuar me listën e Presidentes Vjosa Osmani, gjë që ka bërë që këto zgjedhje të parakohshme të shndërrohen në referendum të njerëzve, ku ne arritëm fitore me një lumë votash. Si pasojë, ne nuk shohin asnjë parti tjetër nga “garda e vjetër” apo “Ancien Régime” siç parapëlqejmë t’i quajmë, si partner të ardhshëm të qeverisë sonë. Si rrjedhojë, nëse me 50 përqind të votave, ne nuk kemi 61 deputetë të parlamentit për shkak të 20 vendeve të rezervuara për minoritetet, ne planifikojmë të marrim deputetë të parlamentit nga minoritetet joserbe, dhe ndoshta disa anëtar të parlamentit nga opozita të cilët thjeshtë do të donin të përfaqësonin njerëzit të cilët i kanë votuar, përkundër partive të cilave u përkasin. Jam i bindur se qeveria jonë do të ketë shumicën, pa pasur nevojë të hyjë në asnjë lloj negociatash me ata të cilët janë mundur nga lista jonë e përbashkët,” tha Kurti.

Nuk është hera e parë që nga Vetëvendosje ka deklarata të tilla për përjashtimin e Listës serbe nga koalicioni, të enjten e kaluara Glauk Konjufca kishte deklaruar një gjë të tillë.

 Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Kurti u shpreh se nuk do të jetë apsak e lehtë.

“Ne do të hapim një kapitull të ri me Serbinë përmes një dialogu të sinqertë bazuar në dyanshmëri dhe barazi, ku të dyja palët do të shpalosim marrëveshjet paraprake të këtyre gjashtë viteve të dialogut në Bruksel ku Beogradi thotë se kemi 47 marrëveshje, ndërkohë që ne insistojmë që kemi vetëm 33 të tilla, disa prej të cilave do të implementohen pjesërisht, disa plotësisht, e disa nuk do të implementohen fare. Sidoqoftë, nuk do të jetë e lehtë, mirëpo unë shpresoj se do të arrijmë të krijojmë një dialog të ri nën kujdestarinë e Brukselit dhe më ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Ne duam që qasjen transaksionare të ish-Presidentit Trump ta shndërrojmë në një qasje transatlantike, duke pasur parasysh që normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizojë vetë Serbinë dhe njëherë edhe Kosovën. Ne kemi nevojë për zhvillim. Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj; ata shpallen katër luftëra në ish-Jugosllavi, dhe kanë nevojë te demokratizohen. Unë besoj se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të bëhet në kurriz të normalizimit të këtyre njësive të veçanta, përkatësisht Serbi dhe Kosovë”, tha ai.

Sa i përket integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian ai theksoi se është një proces që po ecën shumë ngadalë. Kjo për arsye se nga njëra anë ka ende vende të cilat nuk e njohin pavarësinë e vendit dhe me të cilat duhet punuar.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?