'T'i thuash derrit, dajë', Albin Kurti i përgjigjet deklaratës së Berishës: Sot duhet të jemi të gjithë të bashkuar

28 Nëntor 2023, 11:57| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 17:22

  • Share

Nga Vlora ku mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar shqiptarët për Ditën e Pavarësisë.

‘Ishte kënaqësi që të ndjekim ekspozitën e kuruar me shumë kujdes dhe pasion nga Evi Pojaini me piktorë vlonjat pastaj të shohim edhe përmbledhjen filatelike, ndërsa në hyrje janë edhe dokumente historike të komunitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës. Gëzuar gjithë shqiptarëve 28 nëntorin këtë festë të madhe të flamurit. Sot është ditë pushimi dhe feste, e çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealet dhe synimet e Skënderbeut nga Kruja, të Ismail Qemalit nga Vlora, e të Adem Jasharit nga Prekazi. Për të gjithë shqiptarët kudo që janë në Ballkan. Lavdi Dëshmorëve të Kombit.'- tha Kurti.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm në lidhje me deklaratat e Berishes nga Vlora, i cili përdori një shprehje për të përshkruar takimin e Kurtit me Ramën, duke i thënë: “I themi derrit, dajë”, Kurti tha se sot nuk është dita për të tilla dallime politike, apo polemika aktuale, por shtoi se sot duhet të jemi të gjithë bashkë, pasi shqiptarët sipas tij, e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë.

'Nuk është sot dita që të flasim për dallimet politike, për polemikat aktuale, por sot jemi bashkë, shqiptarët e kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën, historinë dhe ardhmërinë dhe e tashmja mbushet me kuptim pikërisht në këtë mënyrë. Kemi ditë shumë ditë të tjera përgjatë vitit për tema të tilla.', u përgjigj Kurti.


Lajmi kryesor:

Festë për 111 vjet shtet të pavarur! Rama e Kurti bashkohen në Vlorë, qytetin ku Ismail Qemali ngriti flamurin


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?