Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Opinion

Albini do të mbetet vetëm!

18 Tetor 2021, 12:48| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 12:49

  • Share

Dita e djeshme shënon leksionin e parë për Albin Kurtin si Kryeministër i Kosovës. Sfida në politikë nuk është të fitosh zgjedhjet, por të dish të qeverisësh. Albini fitoi bindshem tete muaj me pare, por qe nga ai moment nuk ka qeverisur asnje dite. Dhe dje erdhi shuplaka e parë.

Vetevëndosja ka humbur në tetë muaj rreth 16% të votuesve të saj, ose thënë ndryshe cdo muaj 2%. Është e paprecedentë dhe janë të rralla rastet kur një Kryeministër i zgjedhur rishtazi, ende pa konsumuar pushtet, të humbe 1/3 e votuesve të tij në më pak se një vit qeverisje. Arsyeja? Arroganca e pushtetit dhe mungesa e qeverisjes.

Albin Kurti pasi u zgjodh Kryeminister zgjodhi te mos I pervishej puneve ne Kosove, por te vinte ne Shqiperi e te bente fushate kunder Edi Rames. Duke vendosur kandidate ne Tirane, Gjirokaster e Lezhe dhe duke ardhur te votoje personalisht ne zgjedhjet e Shqiperise, Kryeministri I Kosoves nuk beri asgje tjeter pervec se tradhetoi votuesit e tij, por edhe idene se mes qeverive te Kosoves e Shqiperise nuk ka dasi, pavaresisht se cila force eshte ne pushtet.

Kur pllakosi pandemia dhe qeveria shqiptare ofroi te ndante vaksinat me vellezerit e Kosoves, Albini zgjodhi inatin mbi jeten, duke rrefuzuar oferten e Kryeministrit shqiptar e duke lene te vdese dhjetera njerez cdo dite ne spitalet e Kosoves. Dhe sikur kjo te mos mjaftonte, personin pergjegjes per deshtimin e pandemise e kandidoi per bashkine e kryeqytetit.

Albini zgjodhi rrugen e konfliktit me Serbine, duke injoruar keshillat dhe qendrimet e miqve nderkombetare te Kosoves. Vetem e vetem per te sulmuar idene e Ballkanit te Hapur, Albini vendosi te fuse trupat speciale ne Mitrovice, cka solli denimin e qeverise se Kosoves nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Nese sot pyet ne Kosove se cilat jane arritjet e qeverise se Albin Kurtit, shumica pergjigjen asgje. Sondazhi I fundit I zhvilluar nga Instituti per Media tregoi se 78% e te intervistuarve nuk dinin te rendisnin asnje sukses te qeverise Kurti. Dhe ndaj, ky rezultat. Cdo muaj, 2% e votuesve te Albinit zhgenjehen e nuk votojne me per te dhe VV.

Por lajmi I mire per Albinin eshte se ai ende ka kohe. Edhe pak me shume se tre vjet te tjera deri ne zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme. Ka ende kohe per te punuar, por nuk ka me kohe per dilema. Albini eshte zgjedhur Kryeminister I Kosoves dhe duhet te qeverise vendin e tij. Ne te kundert, nese kalon edhe nje vit tjeter duke u marre me egon e tij personale dhe xhelozine ndaj Edi Rames, Albini do te mbetet vetem.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbër: 18/10/2021 13:14

    ALBIN KURTI NUK MBETET I VETËM, SEPSE E KA 70 % TË POPULLIT PAS RIJ

    Përgjigju
    • Taulant: 18/10/2021 14:59

      Ku 70%? 3 mije vota ne Shqiperi dhe 150 mije ne Kosove. Kaq.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?