'Albini po bëhet kryeministër’, Analistja e Kosovës komenton deklaratën e Ramës në Report tv: Kurti të jetë syçelur! Rama ka më shumë informacione se ne

16 Nëntor 2023, 13:03| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 15:59

  • Share

Me pranimin e draftit të asociacionit Kurti ka treguar se po bëhet kryeministër deklaroi kryeministri Edi Rama në studion e Report Tv dy ditë më parë. Në studion e emisionit “Repolitix” Rama tha se Kurti ka bërë një hap të vonuar por të duhur por si e komentojnë analistët në Kosovë.

Afërdita Maliqi, analiste nga Prishtina, për emisionin "Sot Live në Shqipëri" në Report Tv, tha se Rama ka qenë konsistent ndaj qëndrimit të Kosovës dhe marrëveshjes së Asosacionit.

Maliqi tha se Rama mund të ketë më shumë informacione të drejpërdrejta përsa i përket asosacionit për arsye se ai dhe Shqipëria janë pjesë e shumë institucioneve ndërkombëtare.

“Rama ka qenë konsistent ndaj qëndrimit të Kosovës dhe marrëveshjes së Asosacionit, i cili edhe ai vetë ka paraqitur një draft, i cili u akuzua në Prishtinë se e mori atë të drejtë. Duke qenë se Shqipëria dhe vëtë Rama është pjesë e shumë institucioneve ndërkombëtare dhe ka mundësi të ketë informacione më të drejtpërdrejta sesa ne. Rama me të drejtë tha se Kurti e ka vonuar për shkak të ndryshimit të pozicioneve. Kurti paradite thotë gjë tjetër, pasditë gjë jetër. Ai i ka kërkuar këtij të fundit të jetë më sy çelur dhe më i hapur ndaj asaj që po i afron BE.  Rama ka qenë konsistent në qëndrimet e tij ndaj Kosovës”, tha Maliqi.   

Sipas analistes Kryeministri i Kosovës e ka pranuar marrëveshjen, ku në parim është plani franko-gjerman, e cila është edhe marrëveshja për asosacionin, një nga pikat që po diskutohet më së shumti në Prishtinë. Po ashtu përsa i përket asosacionit u shpreh se "Kurti e ka pasur kauzë gjatë kohës që ka qenë në opozitë dhe e ka luftuar në çdo aspekt çështjen e asosacionit".

Afërdita u shpreh duke thënë se askush nuk kishte informacione rreth përmbajtjes së draftit, kjo për shkak se Kurti e ka arsyetuar këtë gjë me faktin se atij i është kërkuar nga pala ndërkombëtare që të mos e bëjë publike.

"Tashmë kemi ardhur në një pikë ku Kurti publikisht ka thënë se e ka pranuar edhe draftin e asosacionit që është dërguar në Prishtinë nga pesëshja e emisarëve. Ne nuk kemi asnjë lloj informacioni, për shkak se Kurti e arsyeton këtë me faktin që i është kërkuar nga pala ndërkombëtare që të mos e bëjë publike. Gjatë fundjavës është publikuar një draft nga ish-inspektori i AKI-së, i cili me bindje thotë që ai është drafti për të cilën po diskutohet”, tha Maliqi.

Po ashtu, përsa i përket draftit zyrtar, ajo rrëfeu se se ata nuk kanë një draft zyrtar nga qeveria e Kosovës për të bërë analizën, por shtoi se Kurti e kishte luftuar me çdo mjet kauzën e asoscionit, i cili për shkak të kësaj gjëje është vendosur në pushtet". 

“Ne nuk kemi një draft zyrtar nga qeveria e Kosovës për të bërë analizën, por Kurti e ka luftuar me çdo mjet kauzën e asoscionit, dhe prej kësaj të fundit Kurti ka ardhur në pushtet. Por Kurti tha që në 2013 dhe 2015 është drafti më i mirë. Ne nuk kemi pasur draft apo parime, por ka pasur një marrëveshje e vendosur mbi parimin, nuk është se ka qenë një draft që është diskutuar për ndryshim nga Kurti. Ajo që dihet për momentin është se Kurti e ka pranuar dhe Bislimi është sot në Bruksel për ta diskutuar zbatimin e marrëvshjeve, por sa do të arrihet të zbatohet kjo marrëveshje, ky draft është për tu diskutuar. Në draftin që kam lexuar ka shumë pika ku preket drejtpërdrejtë autonomia e Republika e Kosovës për vetë faktin se në shumë pika të asosacionit ka drejtpërdrejtë interferenca nga Serbia, pra kemi një mini Serbi brenda Kosovës. Unë dyshoj që Kurti ka me e zbatu këtë gjë, sepse nëse ai e bën këtë gjë atëhere çfarë do t’i thotë elektoratit të vet”, tha Maliqi.

Si rezultat i takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë që zhvilluan në Kosovë dhe Serbi më 21 tetor dhe shkëmbimeve që kanë pasur me palët, Bashkimi Evropian tha se ka paraqitur një propozim “modern evropian” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. Blloku evropian tha se pret që palët të ndërmarrin veprime të shpejta për normalizimin e raporteve.

Këto deklarata i bëri zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili konfirmoi se blloku ka ftuar në Bruksel të enjten, më 26 tetor, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kur do të mbahet samiti i BE-së.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?