Albsig

Albsig: 'Bli Online Sigurimin e Shtëpisë, Fito Falas Kartën Albsig MED'

25 Nëntor 2022, 16:47| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 16:52

  • Share

Nuk ke pse pret më! Tashmë me blerjen online të Sigurimit të Shtëpisë në Albsig, ti mund të pajisesh me Kartën Albsig MED Falas dhe ta përdorësh atë menjëherë, fizikisht në të gjithë rrjetin e klinikave të shëndetit. E gjitha kjo përfitohet nga ju vetëm në disa klikime në Albsig!  “Një muaj festë, një muaj MED Kartë Falas”, kështu është hapur sipari i vrullshëm i punëve për muajin e fundit të këtij viti në Albsig. E një ide për dhurata na e japin  ekspertët e shitjeve në Albsig, të cilët kanë menduar që deri më 31 Dhjetor të sjellin Sigurimin e Apartamenteve, Banesave, Shtëpive, Vilave të shoqëruara me kartën e klientit për shëndetin Albsig MED Falas, për çdo të interesuar që do të pajiset me këtë sigurim.  Për Shoqeritë e Sigurimeve, festat janë gjithmonë një mundësi që të organizojnë fushata të ndryshme marketingu për t’i promovuar produktet e tyre. Për këtë qëllim, shpesh ndodh t’u telefonojnë “sipas zgjedhjes së rastit” klientëve të ardhshëm duke ofruar karta klienti me vlerë të caktuar dhe zbritje joshëse. Festat e fundvitit janë ato që bashkojnë familjet e shqiptarëve.

Njëkohësisht jo vetëm kaq, por harmonisë së festave të paharrueshme i bashkohet dhe Albsig me ofertat dhe dhuratat për klientët e saj çdo fundvit. Albsig, Shoqëria e Sigurimeve me trendin më të madh të rritjeve në tregun e sigurimeve në Shqipëri, ka marrë një vëmendje të madhe brenda dhe jashtë vendit. Kjo, jo vetëm për shkak të qëndrueshmërisë në treg dhe rritjes së vazhdueshme të paktën pesë vitet e fundit, por edhe në sajë të specialistëve dhe punonjësve më me emër, përmes të cilëve mbulohet një gamë e madhe produktesh në industrinë e sigurimeve. Ajo që Albsig zbaton me korrektësi është ofrimi i një game produktesh e shërbimesh cilësore me çmimin më të mirë në treg. Ka pak ditë që në kanalet online të shitjeve të Albsig ka nisur fushata e marketingut për Sigurimin e Shtëpive, Apartamenteve, Vilave dhe Banesave me çmime të favorshme të shoqëruara me kartën e klientit Albsig MED.

Të gjithë ata që kanë interes për sigurimin e pronave do të përfitojnë falas kartën e Klientit Albsig MED. Albsig ka qenë dhe do të jetë gjithmonë më pranë konsumatorëve me produktet konkrete, paketat e ofertat e personalizuara për të gjitha target grupet e interesit. Urojmë që mos të përsëritet më situata në të cilën u gjendën shqiptarët në Nëntorin e vitit 2019 ku tërmeti i fuqishëm tronditi jo vetëm themelet e shtëpive të gjithsecilit prej nesh, por edhe sigurinë e jetës së konsumatorëve. Për këtë, Kompania e Sigurimit Albsig, pjesë e Kastrati Group, kujtohet se përgjatë dy  tërmeteve të vitit 2019 shërbeu si një mundësi për të treguar aftësinë e saj paguese, mbajtjen e fjalës kundrejt të siguruarve, të cilët kanë marrë dëmshpërblimin e tyre deri tek i siguruari i fundit.

Mbi të gjitha, vlerën më të madhe e ka siguria që në ditë të tilla është një ndihmë e rëndësishme për atë që e ka, kundrejt një pagese të papërfillshme në krahasim me dëmin që mund të të krijojë një fatkeqësi natyrore, zjarri, përmbytjet apo çdo aksident tjetër. Albsig. sh.a është e vetmja shoqëri sigurimesh në treg që ka numrin më të vogël të dëmeve pezull. Albsig pati një organizim burimesh njerëzore dhe financiare të padëgjuar deri në vitin 2019. Në shifra dhe numër kërkesash, ngjarjet e tërmeteve sollën një fluks të lartë nga të siguruarit, por ajo që vuri në provë shoqërinë Albsig ishte shifra e lartë e dëmshpërblimit të individëve, subjekteve dhe bizneseve. Ky proces i suksesshëm rriti besueshmërine dhe bëri që Albsig të ketë një rol kyç në këtë proces. Për të mbajtur të njëjtin trend besueshmërie Albsig ka hartuar politika dhe strategji shitjesh në kuadër të mirëqenies së konsumatorëve.

MED-Kartë, Mundësi Lehtësuese për Shëndetin

Për të shpërblyer të gjithë klientët e saj, Albsig ofron Kartën e Shëndetit MED, e cila përveç lehtësirave të shumta bën të mundur dhe ofrimin e menjëhershëm të përgjigjeve online të çdo procesi. Jo vetëm kaq, por ata që do të pajisen me këtë kartë ju jep mundësinë të kursejnë nga 20-30% zbritje në analizat dhe vizitat mjekësore dhe njëkohësisht dhe 10% ulje dhe në ndërhyrjet kirurgjikale. Duke qenë të pajisur me kartën Albsig MED përfitoni edhe nga promocionet e Albsig, si edhe nga oferta të shumta gjatë gjithë vitit.

Si Mund të Pajiseni me Kartën Albsig MED?

Pajisja me Kartën Albsig MED është shumë e thjeshtë, mjafton të plotësoni formularin online ose të paraqiteni në një nga zyrat e shitjeve të Albsig dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, do të pajiseni me kartën Albsig MED. Për këtë kartë nuk duhen procedura e dokumenta. Mjafton që klienti të shkojë me kartën e identitetit pranë zyrave të shitjes së Albsig dhe menjëherë do të pajiset me kartën. Karta Albsig MED do të jetë çelësi i mundësive për klientët e shëndetit dhe jo vetëm, të cilët do të kenë mundësi dhe akses të jenë prezent në të gjithë rrjetin spitalor privat ku ata duan dhe ndjehen komod. 

Çmimi Konkurrues dhe Favorizues për Klientët

Korrektësia e ALBSIG, dhe dëmshpërblimet në kohë rekord, janë shpërblyer me besim të klientëve dhe bizneseve ndaj shoqërisë. Mungesa e kulturës së sigurimeve ka bërë që kërkesa për produkte sigurimi lidhur me Sigurimin e Shëndetit, mbetet tepër e ulët në Shqipëri. Menjëherë pas pandemisë është vënë re një kërkesë në rritje të klientëve individë, më së shumti për sigurimin e shëndetit, kërkesë e cila u mbështet me paketat individuale e familjare shumë konkurruese dhe me çmime favorizuese. Një ndër to është Karta Albsig MED e dizenjuar në mënyrë të tillë që të jetë në xhepin e çdo shqiptari. Ajo kushton vetëm 10 Euro dhe favorizon çdo qytetar që të pajiset me të.

Vlefshmëria

Parandalimi është më i mirë se kurimi. Është kjo shprehja që na përndjek kudo përsa i përket mbrojtjes së shëndetit. Mjafton të pajisesh me kartën Albsig MED dhe për një periudhë 1-vjeçare do të jesh i sigurt dhe komod për çdo të papritur që mund t’ju ndodhë ju ose familjarëve tuaj. Duke blerë Kartën e Shëndetit MED në Albsig, për vetëm 10 Euro, për 1 vit ju bëheni përfitues i një sërë privilegjesh, duke filluar që nga konsulta mjekësore falas, zbritje në një sërë ekzaminimesh mjekësore dhe çmime preferenciale. Aktualisht shoqëria ka hedhur në treg Kartën MED, një skemë shpërblimi e Albsig për klientët e Shëndetit dhe jo vetëm. Klientët e Albsig gëzojnë një trajtim të veçantë, ata trajtohen nga punonjësit me një kujdes të veçantë, derisa në shërbimet e tyre i kryejmë me efikasitet dhe përgjegjësi të lartë. Dhe në anën tjetër klientët në çdo kohë mund të ankohen për çdo shërbim nëse nuk ka qenë në nivel dhe çdo lëshim eventual i mundshëm i policave të sigurimit. Gjithsesi ankesa e tyre trajtohet me shumë kujdes kur merret parasysh motoja e Albsig që klienti çdo herë ka të drejtë. Vlen të theksohet fakti se Kompania e Sigurimeve Albsig ka menduar edhe për klientët e saj që nuk kanë kohë të vijnë në zyrat e shitjeve duke ju mundësuar atyre pyetësorët e sigurimeve të ndryshme të mund t’i plotësojnë online përmes faqes sonë të internetit (website-it) www.albsig.al, ku do të mund të gjejnë edhe informacione të ndryshme rreth sigurimeve që u interesojnë, gjithashtu dhe mund të blejnë online produktet që ju nevojiten.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?