Foto ilustruese

ALBtelecom vjen me një paketë dedikuar grupmoshës së pensionistëve

28 Janar 2021, 11:59| Përditesimi: 28 Janar 2021, 12:07

  • Share

Një nga kategoritë më të ndikuara nga risqet dhe vështirësitë e vitit të shkuar ishte mosha e tretë,  prindërit apo gjyshërit tanë. Ata ishin të parët që ndjenë nevojën e komunikimit të shtuar për të plotësuar qoftë edhe nevojat bazë ditore. Shërbimet e kompanive të telekomunikacionit ishin thelbësore që ata të qëndronin në kontakt me të dashurit e tyre brenda dhe jashtë vendit.

Këtë vit, reagimet e para ndaj këtyre nevojave vijnë nga kompania ALBtelecom, e cila ka vendosur të jetë sa më pranë kësaj grupmoshe, duke ofruar një paketë të plotë komunikimi,me çmimin më të përshtatshëm.

Kjo ofertë vjen për vetëm 1000 lekë në muaj, ku përfshihet një Smartphone General Mobile 8 GO me menynë aq shumë të kërkuar, në gjuhën shqipe dhe një manual me këshilla praktike për këtë moshë. Në këtë paketë pasqyrohet dhe nevoja e shtuar për komunikim, duke vënë në dispozicion, brenda çmimit, 500 minuta kombëtare, 2000 minuta drejt ALBtelecom fiks dhe 150 SMS kombëtare.

Kufizimet në aktivitetet tona ditore shtuan për të gjithë domosdoshmërinë për të qëndruar të lidhur përmes teknologjisë. Prindërit e gjyshërit tanë veçanërisht zbuluan mundësi të reja në rrjet, të cilat jo rrallë herë ishin dritaret e preferuara për të kaluar cilësisht kohën. Nisur nga kjo domosdoshmëri, ALBtelecom ka përfshirë edhe 6GB internet çdo muaj në paketën e tyre të komunikimit.

Një dimension i rëndësishëm i nevojave të moshës së tretë është edhe kujdesi ndaj shëndetit. Prandaj ALBtelecom ka menduar të jetë sa më pranë kësaj moshe përmes  rrjetit të tij të gjerë të bashkëpunëtorëve dhe partnerëve, e konkretisht në platformën ALBtelecom Special mundësohet edhe ulje për shpezimet e kryera në rrjetin e farmacive “Ditë e Natë”, shërbime në spitale apo klinika dentare.

Me risitë dhe produktet e dedikuara, përshtatur me profilin e çdo klienti, ALBtelecom edhe një herë ka sfiduar mënyrën konvencionale të ofertave, duke mundësuar atë çka kanë nevojë dhe presin shqiptarët, kërkesën për më shumë internet me çmime të favorshme, në mënyrë sa më të thjeshtë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?